Itali po përballet me një rritje të konsiderueshme të numrit të infektuarve me Covid-19.
Ditën e premte, Ministria Italiane e Shëndetësisë bëri të ditur se numri i rasteve të reja të konfirmuara me COVID-19 ishte 31.084, çka përbën numrin më të lartë që nga shpërthimi i epidemisë, gjithashtu u raportuan 199 viktima në 24 orët e fundit.
Sipas monitorimit nga Instituti Italian i Shëndetit, nga 8 tetor deri më 21 tetor, shkalla e infeksionit në vend ishte 1.7 dhe mesatarja e infektimeve ishte 280 persona për 100,000 banore.
Ministri italliane e mbrojtjes deklaroi se rikthimi i shtetrrethimit të plotë është opsioni i fundit.
"Nëse qeveria nuk ka vendosur për rikthimin e shtetrrethimit të plotë ështe sepse ne duam të shohim rezultatet e masave të marra. Do të shohim sesi do të shkojë kurba e infeksioneve. Shetrrethimi nuk është një vendim i lehtë për tu marrë dhe mund të dëmtojë rëndë ekonominë tonë," tha ministrja.
Në rajonin jugor të Kampanjes u raportuan, 3186 raste të reja në 24 orët e fundit për këtë arsye guvernatori Vincenzo De Luca tha se repartet e përgjithshme të spitaleve lokale ishin nën presion të madh, për këtë arsyen të gjitha shkollat, përfshirë kopshtet, u kërkohet të ndërpresin mësimet për dy javë nga data 2 nëntor.