Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 570 viktima nga koronavirusi, 40 më pak se një ditë më parë, ndërsa dje ishin 610 të vdekur, për një total prej 18 849 viktimash që nga fillimi i epidemisë. Është rritur edhe numri i të shëruarve arriti në 30.455, për një rritje prej 1985 në 24 orë (dje ishin 2099 të shëruar) Numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë kontraktuar virusin që nga fillimi i epidemisë është 147.577 (3951 infeksione të reja të zbuluara në 24 orët e fundit, dje ishin 3836) por testet e tamponit të bëra sot janë 53495.
Sot, 3,497 persona janë shtruar në spital në kujdesin intensiv, 108 më pak se dje. 28242 persona janë shtruar në spital me simptoma, 157 më pak se dje. Kreu i Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali, Silvio Brusaferro tha se "Fotografia e grafikut të pandemisë konfirmon skenarin e ditëve të kaluara dhe na jep indikacione mbi efektivitetin e masave izoluese"
Brusaferro tha se "Kurba na tregon qartë një situatë rënieje dhe kjo është një shenjë pozitive, por nuk duhet të na lejojë të hedhim ulim vigjilencën”, duke shtuar se "Aksionet e ndërmarra janë të rëndësishme por nuk duhet të mashtrojmë veten se situata është zgjidhur. Masat janë thelbësore për të ruajtur kurbën e infeksionit dhe uljen deri në pragun kur një i infektuar mund të infektojë vetëm një”. Pastaj Brusaferro tregoi disa të dhëna për përhapjen e epidemisë. Sipas tij, mosha mesatare e viktimave të Covid-19 është "rreth 80 vjeç, kryesisht burra dhe me patologji të shumta".
‘Do ti zgjasim masat shtrënguese deri në datën 3 maj, e di që është një vendim i vështirë, por në të njëjtën kohë i domosdoshëm, po marr përsipër të gjitha përgjegjësitë politike që sjell ky vendim’. Kjo ishte deklarata e kryeministrit të Italisë Giuzepe Conte i cili iu drejtua qytetarëve italian. Më pas Conte shtoi, nuk mund ti hedhim poshtë sakrificat e bëra deri tani pasi rrezikojmë të kemi një numër më të lartë të vdekjeve. Kryeministri italian njoftoi se në ditën në vijim do të hapen libraritë, kancelaritë dyqanet për fëmijë, si dhe disa sipërmarrje prodhuese pyjore.
Lajmi kryesor: