KOSOVË- Situata epidemiologjike është përmirësuar ndjeshëm në Kosovë. Si rezultat i 2.370 testimeve 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Ndërkohë, një person nuk ka arritur ta fitojë betejën me koronavirus.
Aktualisht në të gjithë vendin numri i rasteve aktive është 1.335, ku numrin më të lartë të infektimeve e mban Prishtina.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë shëruar 362 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 156.033.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.005 doza të vaksinës anti-COVID. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.419.979 doza të vaksinës, prej tyre 588.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.