Covid-19 në Kosovë, 3 viktima dhe 292 raste të reja në 24 orët e fundit

Covid-19 në Kosovë, 3 viktima dhe 292 raste të reja në 24 orët e fundit

Kosova ka regjistruar të shtunën 292 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 2,833 mostrave në institucionet publike dhe ato private. Në 24 orët e fundit janë regjistruar tri viktima me COVID.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (84 vjeç), Gjilan 1 rast (75 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (83 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 556 persona, derisa raste aktive me koronavirus janë 6,470.

Prej 13 marsit të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 65,982 persona të infektuar me koronavirus. Prej tyre 1,571 pacientë kanë vdekur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës