KOSOVË- Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me kornavirus 356 persona dhe janë raportuar 8 humbje jete.
Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve ka pësuar ulje, ndërsa sot janë regjistruar 3 viktima më shumë.
Numri i pacientëve të cilët kanë fituar betejën me COVID-19 është 680 gjatë 24 orët e fundit.
Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 82 raste, Mitrovicë 39 raste, Ferizaj 34 raste, Podujevë 29 raste, Gjilan 23 raste, Gjakovë 18 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Obiliq 12 raste, Klinë 11 raste, Lipjan 10 raste, Pejë 10 raste, Vushtrri 10 raste, Prizren 9 raste, Deçan 8 raste, Kaçanik 8 raste, Skenderaj 8 raste, Viti 7 raste, Drenas 6 raste, Shtime 6 raste, Leposaviq 4 raste, Istog 3 raste, Malishevë 3 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Rahovec.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (88, 74 vjeç), Ferizaj 1 rast (69 vjeç), Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (59 vjeç), Pejë 1 rast (58 vjeç), Prishtinë 1 rast (35 vjeç), Prizren 1 rast (70 vjeç).
Numri total i infektimeve ka shkuar 103.480, ndërkohë që ai i viktimave është 2.118 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.
Kosova ishte vendi i fundit i rajonit në të cilin procesi i vaksinimit ende nuk kishte filluar, por gjithçka ka ndryshuar më 28 mars kur mbërritën 24 mijë dozat e para të AstraZeneca.
Pa humbur kohë një ditë më vonë ka nisur procesi i vaksinimit në vend, ku prioritet ishin mjekët dhe infermierët të cilët prej kohësh janë në vijën e parë në “luftën” me COVID-19.
Megjithatë ne vend pritet të mbërrijnë edhe 76 mijë e 800 doza të tjera të AstraZeneca, pjesë e 100 mijë e 800 dozave të premtuara nga COVAX.
Edhe ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovë, Zemja ka njoftuar se tashmë Kosova ka blerë edhe një sasi të konsiderueshme të vaksinave anti-COVID, Pfizer.