COVID-19 në Kosovë/ 38 raste të reja infeksioni dhe 2 viktima në 24 orë

COVID-19 në Kosovë/ 38 raste të reja infeksioni dhe 2 viktima në 24 orë

Foto ilustruese

KOSOVË- Situata epidemiologjike në Kosovë është përmirësuar ndjeshëm. Në 24 orët e fundit, si rezultat i 1.515, kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin 38 qytetarë. Ndërkohë 2 pacientë nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me virusin.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 1.895 raste aktive, ku numrin më të lartë të pacientëve aktivë e mban Prishtina.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orë janë shëruar 185 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 155.379 që prej fillimit të pandemisë. Fatkeqësisht në total numri i viktimave ka shkuar në 2.964.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.777 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkohë që gjithsej janë vaksinuar 1.388.583, ku prej tyre 573.312 i kanë marrë të dyja dozat.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 61 mln lekë, shpërndahen dhe 355 pajisje elektro-shtëpiake

Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 61 mln lekë, shpërndahen dhe 355 pajisje elektro-shtëpiake