KOSOVË- Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 442 persona dhe janë regjistruar 14 viktima.
Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve është rritur, ndërsa numri i viktimave të regjistruar është i njëjti.
Numri i pacinetëve të cilët arritën të fitojnë betejën me COVID-19 është 957 gjatë 24 orët e fundit.
Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 86 raste, Vushtrri 81 raste, Skenderaj 31 raste, Ferizaj 29 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Pejë 21 raste, Leposaviq 19 raste, Lipjan 17 raste, Klinë 16 raste, Gjilan 15 raste, Prizren 15 raste, Gjakovë 14 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 11 raste, Istog 7 raste, Kaçanik 7 raste, Mitrovicë 7 raste, Drenas 6 raste, Podujevë 5 raste, Viti 5 raste, Deçan 4 raste, Obiliq 4 raste, Kamenicë 3 raste, Shtime 3 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe Rahovec 1 rast.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 3 raste (91, 83, 69 vjeç), Mitrovicë 3 raste (76, 62, 61 vjeç), Leposaviq 2 raste (78, 68 vjeç), Prishtinë 2 raste (70, 69 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (88 vjeç), Obiliq 1 rast (67 vjeç), Viti 1 rast (68 vjeç).
Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 102.236, ndërkohë që ai i viktimave është 2.100 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.
Kosova ishte vendi i fundit i rajonit në të cilin procesi i vaksinimit ende nuk kishte filluar, por gjithçka ka ndryshuar më 28 mars kur mbërritën 24 mijë dozat e para të AstraZeneca.
Pa humbur kohë një ditë më vonë ka nisur procesi i vaksinimit në vend, ku prioritet ishin mjekët dhe infermierët të cilët prej kohësh janë në vijën e parë në “luftën” me COVID-19.
Megjithatë ne vend pritet të mbërrijnë edhe 76 mijë e 800 doza të tjera të AstraZeneca, pjesë e 100 mijë e 800 dozave të premtuara nga COVAX.
Edhe ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovë, Zemja ka njoftuar se tashmë Kosova ka blerë edhe një sasi të konsiderueshme të vaksinave anti-COVID, Pfizer.