COVID-19 në Kosovë, 55 raste të reja dhe 2 viktima në 24 orët e fundit

COVID-19 në Kosovë, 55 raste të reja dhe 2 viktima në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar me koronavirus 55 persona dhe janë raportuar 2 viktima.

Në raport me ditën e djeshme është ulur si numri i viktimave si ashtu edhe numri i infektimeve me COVID-19.

Numri i pacientëve të cilët kanë arritur te fitojnë betejën me koronavirusin është 331 gjatë 24 orët e fundit.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 17 raste, Gjakovë 8 raste, Mitrovicë 5 raste, Podujevë 5 raste, Pejë 4 raste, Prizren 4 raste, Gjilan 3 raste, Malishevë 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë-Kosovë, Kaçanik, Obiliq, Suharekë dhe Viti.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Skenderaj 1 rast (63 vjeç).

Numri i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 107.120, ndërkohë që ai i viktimave është 2.237 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur më 28 mars, kur në vend mbërritën dozat e para të vaksinës anti-COVID.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh