KOSOVË- Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar me koronavirus 58 persona dhe janë raportuar 2 viktima.

Në raport me ditën e djeshme janë regjistruar 3 raste më shumë pozitive, ndërsa numri i viktimave është i njëjtë.

Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 është 156, gjatë 24 orët e fundit.

Rastet pozitive janë nga komunat: Lipjan 8 raste, Prishtinë 7 raste, Prizren 7 raste, Ferizaj 6 raste, Gjilan 6 raste, Pejë 4 raste, Vushtrri 4 raste, Fushë-Kosovë 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Drena, Gjakov, Obiliq, Podujevë dhe Suharekë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (86 vjeç).

Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 107.178, ndërkohë që ai i viktimave është 2.239 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së djeshme.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur më 28 mars, kur në vend mbërritën dozat e para të vaksinës anti-COVID.