KOSOVË- Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar me koronavirus 71 raste të reja pozitive dhe janë raportuar 2 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve ka pësuar një rritje ndërsa ai i viktimave një ulje.

Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 është 173 gjatë 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 25 raste, Gjilan 9 raste, Mitrovicë 7 raste, Ferizaj 5 raste, Istog 3 raste, Obiliq 3 raste, Pejë 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Gjakovë 2 raste, Klinë 2 raste, Podujevë 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Kamenicë, Lipjan, Prizren, Rahovec dhe Suharekë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Podujevë 1 rast (59 vjeç).

Numri i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 106.914, ndërkohë që ai i viktimave është 2.225  në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur më 28 mars, kur në vend mbërritën dozat e para.

Disa ditë më parë në vend kanë mbërritën 38.400 doza të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19 nga COVAX.