Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 234 raste të reja me koronavirus nga 1057 tampone të kryera duke e çuar numrin total të të infektuarve në 51.965.
Pozitive është fakti se janë shënuar më shumë raste të shëruara se të infektuar. Këtë të dielë u raportuan 420 të shëruar ndërsa numri i përgjithshëm i tyre është 42.635.
Qyteti me numrin më të lartë të të infektuarve është Prishtina ku në 24 orët e fundit u raportuan 125 raste të reja.
Fatkeqësisht kanë humbur betejën me COVID-19 dhe 4 qytetarë të tjerë.
Aktualisht janë 7.986 raste aktive me koronavirus.