COVID-19 në SHBA, mbi 350 mijë viktima në total! Në 24 orët e fundit u shënuan 25.311 raste të reja

COVID-19 në SHBA, mbi 350 mijë viktima në total! Në 24 orët e fundit u shënuan 25.311 raste të reja

Foto ilustruese

Pandemia e koronavirusit vijon të sfidojë Shtetet e Bashkuara edhe në ditët e para të vitit të ri. Këtë të dielë SHBA ka kaluar shifrën e 350 mijë viktimave, më konkretisht 358,948 viktima.

Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin u shënuan 25.311 raste të reja duke e çuar bilancin në total të të infektuarve në afro 21 milionë.

Nju Jorku iu bashkua Kalifornisë, Teksasit dhe Floridës me më shumë se një milion raste të regjistruara. E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me Illinois.

Sistemi shëndetësor i Kalifornisë është i mbingarkuar. Ambulancat presin me orë për të dorëzuar pacientë të rinj.

Zyrtarët në Karolinën e Veriut po ndërtojnë spitale të improvizuara për të rritur kapacitetet. Në Masaçusets, që nga dita e falenderimeve, numri i pacientëve të shtruar në spital është rritur me 60 për qind .

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm