COVID-19 në SHBA, rritet numri i të infektuarve dhe viktimave në 24 orë! Janë kryer mbi 2 mln vaksina

COVID-19 në SHBA, rritet numri i të infektuarve dhe viktimave në 24 orë! Janë kryer mbi 2 mln vaksina

Foto ilustruese

Numri i personave të infektuar dhe viktimave nga koronavirusi në SHBA është rritur me kalimin e ditëve. Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) raportuan të shtunën se numri i të vdekurve nga COVID-19 ka arritur në 329,592, një rritje prej 4,496 krahasuar me një ditë më parë.

Ndërsa numri i rasteve brenda 24 orëve u shtua me 339,235 duke arritur në 18,730,806. Me kalimin e Krishtlindjeve, ekspertët e shëndetit publik po përgatiten për një tjetër shtim të rasteve me COVID-19, ashtu siç ka ndodhur pas festave të tjera këto muajt e fundit.

Pavarësisht paralajmërimeve nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për të shtyrë udhëtimet dhe për të qëndruar në shtëpi, më shumë se 7.1 milion njerëz kaluan nëpër kontrollet e aeroporteve gjatë javës së fundit, sipas shifrave të dhëna nga autoriteti i kontrolleve, TSA.

Gati 1.2 milion njerëz u kontrolluan në aeroporte vetëm të mërkurën, një rekord për udhëtimet ajrore në periudhën e pandemisë.

Sipas CDC, deri tani në Shtetet e Bashkuara janë bërë rreth 2 milionë vaksinime. Sipas këtyre të dhënave (CDC Covid Data Tracker), që nga mëngjesi i së shtunës janë shpërndarë 9,547,925 doza vaksine dhe janë bërë 1,944,585 vaksinime.

Dozat e shpërndara dhe ato të përdorura përfshijnë të dyja vaksinat, Pfizer / BioNTech dhe Moderna COVID-19.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë