Gjatë 24 orërve të fundit në vendin tonë janë shënuar nga COVID-19 887 raste të reja dhe 11 viktima. Nga 3891 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 887 qytetarë të identifikuar në këto bashki: 330 raste në Tiranë, 56 raste në Durrës, 55 raste në Vlorë, 43 raste në Lushnje, 38 raste në Fier, 34 raste në Elbasan, 23 raste në Berat, 21 raste në Kurbin, 19 raste në Shkodër, 18 raste në Kavajë, 17 raste në Krujë, Lezhë, 16 raste në Kamëz, 14 raste në Mallakastër dhe Gramsh, 13 raste në Kukës, 12 raste në Gjirokastër, Sarandë, 11 raste në Kuçovë, 10 raste në Librazhd, 8 raste në Pogradec, 7 raste në Mirditë, Delvinë, Malësi e Madhe, Shijak, 6 raste në Mat, Divjakë, Dibër, Skrapar, 5 raste në Patos, 4 raste në Korçë, Has, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Vorë, 3 raste në Rrogozhinë, Peqin, Poliçan, 2 raste në Tropojë, Tepelenë, Belsh, Prrenjas, Bulqizë, Himarë, Klos, 1 rast në Devoll, Selenicë, Rroskovec, Cërrik, Këlcyrë, Libohovë.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 8 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Mirdita, të moshave 54-86 vjeç.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 292 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 523 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 45,906 që nga fillimi i epidemisë.
COVID-19 – Statistika (28 Janar 2021)
Raste të reja ditore 887
Të shëruar në 24 orë 523
Të shtruar në spitale 292
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 3891
Testime totale 347,724
Raste pozitive 75,454
Raste të shëruara 45,906
Raste Aktive 28,198
Humbje jete 1350
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 16336
Fier 2154
Durrës 1547
Shkodër 1380
Elbasan 1263
Vlorë 1204
Lezhë 1029
Korçë 912
Berat 917
Gjirokastër 567
Dibër 442
Kukës 447
Kryetarja e "Lëvizjes për Ndryshim", Jozefina Topalli është infektuar me koronavirus.
Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe aktualisht po vijon trajtimin.
Topalli është vetëizoluar në banesë.
Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka rezultuar pozitivë me koronavirus. Është vetë ai që e ka bërë të ditur një gjë të tillë përmes një postimi në Twitter.
Soreca shkruan se është në gjendje të mirë shëndetësore teksa është izoluar së bashku me familjen.
AMAN SE MOS I NGEL HATRI DHE SALIUT,,INFEKTOJENI DHE ATE,,,SE KANE QENE BASHKE PERHERE....
Përgjigju