COVID-19/ Nga sot futen në fuqi masat e reja në Mal të Zi, hyrja në kufi me certifikatë vaksinimi me dy dozat dhe test negativ

COVID-19/ Nga sot futen në fuqi masat e reja në Mal të Zi, hyrja në kufi me certifikatë vaksinimi me dy dozat dhe test negativ

Rritja e rasteve me COVID-19 ka bërë që autoritetet shëndetësore malazeze të shtrëngojnë masat anti-COVID. Në një konferencë të jashtëzakonshme të mbajtur ditën e djeshme nga autoritetet shëndetësore njoftuan se nga sot në pikat kufitare të Malit të Zi udhëtarëve që duan të futen në territorin malazez, përveç certifikatës COVID do tu kërkohet edhe testi PCR negativ, ose testi i shpejtë.

Ndërkohë udhëtarët kur të kalojnë në pikat kufitare të Malit të Zi nuk duhet të ketë kaluar më shumë se 6 muaj nga marrja e dozës së dytë të vaksinës anti-COVID. Por në rastet kur një udhëtar nuk e plotëson këtë kusht, ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniç ka thënë se personi do duhet të vetëizolohet për dhjetë ditë. Ky vetëizolim mund të ndërpritet nëse pas tre ditësh personi rezulton negativ ndaj COVID.

Mali i Zi ka vendosur po ashtu masa të reja në lidhje me hotelet dhe restorantet, ku qytetarët duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit për tu futur.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb