Ulet numri i viktimave me COVID në Itali! Zëdhënësi i Putin del pozitiv! OBSH: Një përqindje e ulët e popullsisë botërore ka zhvilluar antitrupa

Ulet numri i viktimave me COVID në Itali! Zëdhënësi i Putin del pozitiv! OBSH: Një përqindje e ulët e popullsisë botërore ka zhvilluar antitrupa

Në botë numri i përgjithshëm i rasteve pozitive nga infeksioni i koronavirusit është më shumë se 4 milionë kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve është më shumë se 286 mijë.

SHBA gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 830 vdekje, shifër kjo më e lartë se një ditë më parë ku autoritetet raportuan për 776 viktima.

Në vend numri total i të prekurve nga Covid është 1 348 000 për një total viktimash prej 80 690

Në nivel global, përveç testeve për të identifikuar koronavirusin, autoritetet shëndetësore "kanë filluar të bëjnë studimet e para serologjike dhe, bazuar në të dhënat e mbledhura deri më tani, mund të thuhet se një përqindje relativisht e ulët e popullsisë ka zhvilluar antitrupa". Kështu u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH),  gjatë konferencës për shtyp mbi pandeminë e koronavirusit Covid-19, duke theksuar se kjo do të thotë se "shumica e popullsisë është akoma e ndjeshme ndaj virusit" .

Pikërisht për këtë arsye është thelbësore të mbahet vigjilenca e lartë, veçanërisht në një kohë kur, duke eliminuar gradualisht masat kufizuese, mund të ndodhë të kete rritje të infeksioneve të reja.
Sipas numrit një të OBDH "Shpërthim i rasteve është identifikuar në Wuhan, në Gjermani ka pasur një rritje të rasteve pas relaksimit të masave kufizuese dhe e njëjta ka ndodhur në Korenë e Jugut.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:17
Covid-19, ulet numri i vdekjeve në Itali, regjistrohen 172 viktima dhe 2452 të shëruar në 24 orë!

Kurba në Italia vijon rënien e saj si me numrin e viktimave dhe me atë të rasteve të reja dhe shtrimeve në spital.

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 172 viktima nga koronavirusi për një total prej 30 911.

Në Lombardi u regjistruan 1033 raste të reja pozitive

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 2452  kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 109039.

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1402 raste të reja pozitiv me Covid-19 për një total prej 221 216 që nga fillimi i pandemisë dhe 81 226 raste aktivë.

Ora 17:41
Covid, regjistrohen 627 viktima në 24 orët e fundit në Britaninë e Madhe

Covid-19 ka shkaktuar 32,692 viktima në Britani të Madhe, një rritje prej 627 në 24 orët e fundit, ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë, raporton Reuters.

Deri më tani, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, në Britani të Madhe janë të prekur nga koronavirusi 224,332.

Kurse deri më tani në Britani janë shëruar 1,015 persona.

Britania është vendi i katërt me më së shumti të prekur nga Covid-19, pas SHBA-së, Rusisë dhe Spanjës.

Ora 17:30
Covid-Francë, rihapen shkollat për një milion nxënës...protokoll i ngurtë sigurie

Mijëra kopshte dhe shkolla fillore janë rihapur sot pas dy muajve të mbylljes, një provë e vërtetë për administratën aktuale të Emmanuel Macron i cili ‘ka vënë bast’ për rifillimin e arsimit, edhe pse progresivisht dhe nën masa rreptësishtë të ngurta të sigurisë.

Për të adresuar shqetësimet e familjeve dhe mësuesve, një protokoll i ngurtë u prezantua pas 55 ditësh të izolimit.

Ndër rregullat për rinisjen e shkollave janë: larja e duarve në mënyrë të përsëritur, maskë e detyrueshme për mësuesit, respektimi i përhershëm i distancimit social, kufizimi i numrit të nxënësve për klasë.

Sipas një raporti zyrtar përfundimtar, në Francë koronavirusi ka vrarë 26.643 njerëz

Ora 17:23
113-vjeçarja nga Spanja, personi më i moshuar në botë që fiton luftën ndaj koronavirusit
1589297042_MARIA.jpg

Një grua 113-vjeçare nga Spanja është personi më i vjetër që ka mposhtur koronavirusin.

Sipas medias së huaj, Maria Branyas, nënë e tre fëmijëve, i mbijetoi COVID-19 në shtëpinë e kujdesit “Santa Maria del Tura” në qytetin Olot të Spanjës lindore, pasi u diagnostikua në prill.

Branyas fillimisht lindi në San Fransisco në Shtetet e Bashkuara më 4 mars 1907 dhe jetoi përmes pandemisë spanjolle të gripit që përfshiu botën në vitin 1918- 1919, duke vrarë rreth 50 milionë njerëz. Maria konsiderohet personi më i vjetër në Spanjë nga Grupi Kërkimor Gerontologjik. 

17 persona në shtëpi të moshuarish raportohet se kanë vdekur nga koronavirusi. Ajo ishte e izoluar në dhomën e saj në shtëpinë e kujdesit ndërsa luftoi sëmundjen përpara se të testohej përfundimisht negative. 

Ora 17:08
Covid-Spanjë, regjistrohet numri më i ulët i të infektuarve që prej nisjes së pandemisë

Spanja ka shënuar një rritje të viktimave krahasuar me një ditë më parë.

Në 24 orët e fundit në vend janë rregjistruar 176 të vdekur, ndërsa një ditë më parë kanë qenë 123, duke shkuar në total në di 26.920 viktima.

Lajmi i mirë është që në 24 orët e fundit është regjistruar numri më i ulët i të infektuarve që prej nisjes së pandemisë, 594 raste të reja.

Në total numrii të infektuar ka shkuar në 228.030 ndërsa të shëruarit kanë kapur shifrën e 138.980 persona.

Spanja gjithashtu ka prezantuar sot një plan që parashikon kërkesë karantinë 14-ditore për të gjithë personat që vijnë nga jashtë shtetit.

“Personat që do të mbërrijnë në Spanjë nga jashtë do të karantinohen për 14 ditë, duke nisur nga e premtja dhe përgjatë gjithë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme”, sipas një vendimi të qeverisë, publikuar sot në Fletoren Zyrtare.

Ora 16:45
Covid-SHBA, rritje e rasteve pozitive në burgje, të arrestuarit infektojnë veten për t’u lënë të lirë

Pas një hetimi të kryer në një nga burgjet e Los Angeles, rojet zbuluan se për të dalë nga burgu, të burgosurit pinin ujë nga e njëjta shishe ku pinin ujë të burgosur të tjerë të cilët kishin të zhvilluar simptoma të infeksionit të koronavirusit dhe mbanin me rradhë maskat e të dyshuarve të infektuar.

U konstatua se brenda disa javësh, 30 nga 50 të burgosur u testuan pozitivë nga Covid-19.

Deri sa u zbulua shkaku, askush prej tyre nuk rrëfeu se ata kishin provuar qëllimisht të infektoheshin.

Sistemi i burgjeve të Qarkut në Los Angeles është më i madhi në botë dhe më shumë se 5,000 të burgosur janë liruar që nga shpërthimi i pandemisë në përpjekje për të frenuar përhapjen e Covid-19 në burgjet.

Ora 16:19
Faza 2 e koronavirusit në Itali, në plazhe rreshtat e çadrave të paktën 5 m larg nga njëra tjetra (FOTO)

‘Midis çadrave në plazh distanca duhet të jetë së paku 5 metra në mes një rreshti dhe rreshtit tjetër dhe 4 metra e gjysmë midis një çadre dhe tjetrës pranë saj’.

Sipas gazetës italiane La Stampa, është ky një nga indikacionet që ndodhen në dy dokumente të reja teknike mbi sektorët e hotelierisë dhe argëtimit, të publikuar në uebfaqen e Inail, krijuar në bashkëpunim me Institutin e Lartë të Shëndetit (ISS) në Itali

Për shezlonët  dhe karriget, kur ato nuk janë nën një çadër, distanca minimale nga ato të fqinjëve duhet të jetë dy metra.

Një rregull i cili përjashton nga fakti nëse anëtarët i përkasin te së njëjtës familje

Udhëzimet parashikojnë gjithashtu sanizimin e ambienteve dhe cadrave kurse pishinat do të qëndrojnë të mbyllura.

Rekomandohet gjithashtu, "të inkurajohet përdorimi i sistemeve të pagesave të shpejta me karta elektronike ose përmes portaleve / aplikacioneve në internet".

Aty ku është e mundur hyrja dhe dalja në plazh do të diferencohen, me shumë shenja të qarta treguese.

Në dokument, strategjia e administrimit të rrezikut merr parasysh aspekte të ndryshme, të cilat kanë të bëjnë jo vetëm me administrimin e hapësirës nga deti (përfshirë plazhet), por edhe infrastrukturat. Detyra e organizimit të gjithë kësaj iu është besuar autoriteteve lokale, të cilëve u kërkohet në mënyrë të shprehur qartë "të parandalojnë mbushjen e plazheve, gjithashtu përmes përdorimit të teknologjive inovative".

Ora 15:45
Covid, Danimarka lehtëson masat e izolimit dhe ulet numri i infeksioneve të reja

Një valë e dytë e koronavirusit duke se është "e pamundur" në Danimarkë, ku shkalla e infeksioneve të reja është ulur edhe pasi qeveria daneze lehtësojë shumë prej masave të ziolimit dhe bllokimit.

Lajmi u dha në një konferencën për shtyp nga Kare Molbak, një zyrtare e Autoritetit të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive. 

Pas shpalljes së kufizimeve të ashpra në 11 mars, Danimarka ishte vendi i parë që rihapi çerdhet dhe shkollat fillore në 15 Prill.

Që atëherë, që nga e hëna disa masa të tjera janë hequr si psh janë rihapur parukeritë dhe 'art tatuazhet'  si edhe qendrat tregtare.

Ky kthim gradual në normalitet nuk e rriti nivelin e infeksionit R0, i cili në të vërtetë u ul nga 1 në fund të prillit në 0.7 gjatë javës së parë të majit.

Ora 15:05
Covi-Rusi, zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin testohet pozitiv me koronavirus

Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin ka thënë se ka dalë pozitiv në testin për koronavirus dhe tani është në spital, duke u trajtuar për sëmundjen Covid-19, që shkakton ky virus.

“Po, jam sëmurë. Jam duke u trajtuar”, është cituar të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit më 12 maj.

Peskov është i fundit zyrtar i lartë që infektohet me këtë virus në Rusi, i cili ka prekur edhe kryeministrin rus, Mikhail Mishustin, ministren e Kulturës, Olga Lyubimova dhe ministrin e Infrastrukturës, Vladimir Yakushev.

Ky njoftim ka ardhur një ditë pasi Putin ka thënë se Rusia është treguar e suksesshme në uljen e shkallës së infektimit me koronavirus, andaj ka bërë të ditura disa lehtësime të kufizimeve, të cilat janë marrë me qëllim të luftimit të kësaj sëmundjeje.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkis, Rusia të martën është kthyer në shtetin e dytë të prekur më së keqi në botë me Covid-19, pasi ka regjistruar mbi 230,000 persona të sëmurë.

Ora 14:58
Covid, Franca zgjat gjendjen e jashtëzakonshme deri më 10 korrik

Franca ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme deri më 10 korrik. Ky vendim i jep fuqinë qeverisë franceze për të zbatuar masa për të shmangur një valë të dytë të Covid-19.

Franca ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme që nga 17 marsi dhe ligji i ri e zgjat këtë deri më 10 korrik.

Ligji i jep shtetit fuqinë për të zbatuar masa si kufizimin e udhëtimit brenda 100 kilometrave (62 milje) nga shtëpia, duke i bërë maska ​​të detyrueshme për transportin publik dhe ndalimin e tubimeve të më shumë se 10 personave.

Projekt-ligji kaloi në parlament këtë fundjavë dhe u shqyrtua nga Gjykata Kushtetuese të hënën. Gjykata hoqi disa dispozita, të tilla si karantinimi i udhëtarëve  të huaj pa urdhrin e një gjykatësi. Ai gjithashtu përforcoi mbrojtjet e intimitetit rreth të dhënave personale që do të mblidheshin në një sistem gjurmimi që ende nuk është zhvilluar.

Franca ka raportuar 177,547 raste totale me  Covid-19 dhe 26.646 viktima sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Ora 13:29
Covid, vendimi i Spanjës: 14 ditë karantinim për të gjithë të huajt që hyjnë në vend

Spanja ka vendosur karantinim 14 ditor për të gjithë të huajt që hyjnë në vend.

Masa e re e vendosur nga qeveria dhe autoritetet shëndetësore do të aplikohet duke filluar që nga 15 maji.

Karantinimi i udhëtarëve që vijnë nga shtetet e huaja bëhet në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Autoritetet bëjnë me dije se të gjithë udhëtarët që hyjnë në Spanjë do të qëndrojnë për 14 ditë të mbyllur dhe do të dalin vetëm për të blerë ushqime, si dhe për të vizituar qendrat shëndetësore në rast nevoje.

Deri tani në Spanjë janë raportuar 227 500 raste infeksioni nga koronavirusi për një total viktimash prej 26 744

Ora 13:00
Covid, Rusia regjistron 11 mijë raste të reja me koronavirus në harkun e 24 orëve

Autoritetet në Rusi thanë se në 24 orët e fundit kanë regjistruar 10,899 raste të reja me koronavirus, të cilat e çojnë në mbi 232,000 numrin e përgjithshëm të tyre.

Me këtë shifër, Rusia ka numrin më të madh të të infektuarve në botë, pas Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë mbi 1.3 milion.

Deri më tash, SHBA-ja është ndjekur nga Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia.

Numri aktual i viktimave në Rusi është 2,116.

Përkundër shifrave, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim që nga sot, izolimi mbarëkombëtar nga koronavirusi të lehtësohet dhe bizneset t’i rikthehen punës.

Ngjarjet e mëdha publike do të mbeten të ndaluara dhe njerëzit ende duhet t’i ndjekin udhëzimet shëndetësore, por është në interes të të gjithëve që ekonomia "të kthehet shpejt në normalitet", ka thënë Putin të hënën, teksa ka njoftuar për lehtësimin e masave të izolimit.

Ora 12:33
Covid, rikthehet frika në Korenë e Jugut, regjistrohen 100 raste të reja me koronavirus

Virusi Sars Cov-2 është rikthyer për të përndjekur Korenë e jugut. Në Seul janë regjistruar më shumë se 100 raste të reja të prekur nga Covid, teksa vendi renditej në listën e atyre që e kishin fituar betejën me pandeminë.

Itaeëon, ku janë zbuluar infektimet, është një lagje multikulturore në Seul, ku jetojnë edhe shumë të huaj. Ajo është gjithashtu një e mbushur me biznese e klube nate, e frekuentuar  nga turistët.

Kjo ka shtuar frikën për përhapje të pandemisë, ndërsa autoritetet shëndetësore thanë se rastet e lidhura me klubet e natës ishin përhapur tani në 6 qytete rreth vendit.

Rritja e rasteve erdhi pasi qeveria nisi zbutjen e masave të distancimit social, dhe konfirmon se sa e vështirë është të kontrollosh infektimet pas rikthimit në jetën normale.

Në një deklaratë të fundit, Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri thirrje për vigjilencë, mes sinjaleve se mund të ketë një shpërthim të ri të pandemisë në vendet që kanë relaksuar masat.

Ora 10:09
Covid-SHBA, paralajmërimi i Fauci-t para senatit amerikan: Të vdekur dhe vuajtje nëse hapemi shumë shpejt

Sipas CNN, Anthony Fauci, kryevirologu i grupit të punës për pandeminë nga koronavirusi pranë Shtëpisë së Bardhë koronavirusin, teksa do të flasë sot para Senatit amerikan ka paralajmëruar se do të daklarojë se lehtësimi dhe çlirimi i shpejtë i masave të izolimit dhe bllokimit do të provokonte rritjen e numrit të viktimave dhe do shkaktonte ‘vuajtje ekonomike’. Rikthimi në gjendjen fillestare, sipas Fauci, do të përshpejtohej pasi ende është rreziku që të ketë shpërthime infeksioni dhe vatra të reja epidemike.

Referenca e Fauci është në të kundërt të synimeve dhe projektit të administrates amerikane e cila po kërkon nga guvernatorët e shteteve të nxitojnë me hapjen e shteteve, lehtësimin e masave dhe rifillimin e aktiviteteve prodhuese, me kusht që fillimisht në një hark kohorë prej dy javësh të kryejnë kontrolle për rastet asimptomatike dhe testime te kategoritë më të rrezikuara nga infeksioni I koronavirusit.

Shumë shtete amerikane ndërkohë po rihapin pa përmbushur këto kritere.

Ora 09:52
Rikthimi i frikës nga Covid, Wuhan do testojë gjithë popullatën brenda dhjetë ditëve

Në Wuhan të Kinës, qyteti ku lindi për herë të parë Covid-19, është rikthyer frika e një përhapjes të dytë të Covid-19. Gjendur në këto kushte autoritetet vendase kanë marrë një vendim për të testuar të gjithë popullatën.

Sipas medieve ndërkombëtare, Wuhani po parashikon që brenda 10 ditëve të testojë të gjithë popullatën brenda qytetit për të parë sa raste janë të infektuar me Covid-19 dhe më pas për të bërë izolimin e tyre.

Autoritetet njoftuan planin e testimit në një “njoftim emergjence” dje, sipas medias shtetërore, The Paper.

“Pas hulumtimit, u vendos të kryhet një betejë ’10-ditore” për shfaqjen e acideve nukleike të të gjithë koronavirusëve të rinj në wuhan, ” thuhet në njoftim.

Ora 09:23
Covid-Rusi, qark i shkurtër i respiratorit, vdesin pesë pacientë... Me më shumë se 11 mijë raste infeksioni Putin lehtëson masat e izolimit

Pesë pacientë me koronavirus kanë ndërruar jetë pas një spital në Rusi është përfshirë nga flakët, raportojnë mediat ruse.

Viktimat thuhet se kanë qenë me ventilatorë në kujdesin intensiv në katin e gjashtë në ‘George Hospital’ në Shën Petërsburg dhe që sipas stafit të spitalit ata kanë qenë në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e Covid-19. Mbi 150 veta janë detyruar që të evakuohen nga spitali sipas TASS.

Sipas të dhënave të para zjarri ka shpërthyer si pasojë e një qarku të shkurtër në një prej ventilatorëve.

Ngjarja shkaktoi tronditje në vend. Zjarri tani është vënn në kontroll dhe 150 persona u arrit të evakuoheshin nga spitali. Rusia renditet tashmë e treta në botë për nga numri I infektimeve. Pavarësisht kësaj, presidenti Vladimir Putin, vendosi që nga dita e sotme izolimi të lehtësohet dhe bizneset t’i rikthehen punës.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se nga sot, izolimi mbarëkombëtar nga koronavirusi do të lehtësohet dhe bizneset do t’i rikthehen punës.

Ai tha se "periudha e mospunës", e imponuar për frenimin e përhapjes së koronavirusit, ka zgjatur gjashtë javë.

Sipas tij, lehtësimi i kufizimeve do të ndikojë në të gjithë sektorët e ekonomisë.

“Nisur nga nesër, më 12 maj, peridha kombëtare e ditëve të mospunës do të marrë fund për të gjithë sektorët e ekonomisë”, tha Putin.

Megjithatë, shtoi ai, disa rajone mund të mbajnë rregulla më të ashpra, nëse është e nevojshme.

Ngjarjet e mëdha publike do të mbeten të ndaluara dhe njerëzit ende duhet t’i ndjekin udhëzimet shëndetësre, por është në interes të të gjithëve që ekonomia "të kthehet shpejt në normalitet", shtoi Putin.

Rusia ka tani numrin e tretë më të lartë të të infektuarve me koronavirus.

Autoritetet atje kanë thënë se në 24 orët e fundit kanë regjistruar 11,656 raste të reja, të cilat e kanë rritur në 221,344 numrin e përgjithshëm të tyre.

Numri i viktimave nga koronavirusi në Rusi aktualisht është 2,009.

Ora 08:45
Covid-19, Çekia lehtëson vendimin për mbajtjen e maskës në shumicën e vendeve publike

Nga data 25 maj, çekët nuk do të kenë nevojë të vendosin maska në fytyrë në shumicën e vendeve publike.

Qeveria e mori vendimin të hënën, në kuadër të lehtësimit të mëtejshëm të masave kundër koronavirusit.

Familjarët nuk do të kenë nevojë të vendosin maska; nëse takojnë njerëz të tjerë në publik, do të duhet të mbajnë distancë prej dy metrash, thuhet në vendim.

Veshja e maskës do të vazhdojë të jetë e detyrueshme në dyqane ushqimore, farmaci, transport publik, taksi dhe institucione publike.

Republika Çeke, qysh në fund të prillit, ka nisur me lehtësimin e disa masave kufizuese, duke lejuar, mes tjerash, rihapjen e disa dyqaneve dhe grumbullimin e më shumë se dy njerëzve në publik.

Numri i rasteve të reja me koronavirus në këtë vend ka mbetur nën 100 gjatë dhjetë ditëve të fundit.

Në total, Çekia ka regjistruar mbi 8,000 raste të të infektuarve dhe 281 viktima.

Veshja e maskës është bërë e obligueshme në gjithë Çekinë nga data 19 mars.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • herty: 12/05/2020 09:49

    po normal, se ne mbajm e maska, eshte totalisht e gabuar mbajtja e makes, sepse nuk krijon anticorpi, na moren ne qafe keta bastarde

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër