COVID-19/ Pfizer kërkon miratimin e vaksinës për fëmijët 5-11 vjeç

COVID-19/ Pfizer kërkon miratimin e vaksinës për fëmijët 5-11 vjeç

Foto ilustruese

Kompania Pfizer dhe BioNtech i ka kërkuar Agjencisë së Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratimin e vaksinës anti-COVID  për fëmijët e moshës 5-11 vjeç. Pfizer ka kërkuar që vaksina të miratohet për përdorim urgjent.

Nëse vaksina e merr miratimin nga FDA, do jetë vaksina e parë anti-COVID që do aplikohet për fëmijët e vegjël. Deri më tani vaksina Pfizer është miratuar për përdorim të përhershëm për personat mbi 16 vjeç. Ndërsa, vaksina Pfizer është miratuar përdorim urgjent tek fëmijët nga mosha 12-15 vjeç.

"Jemi të përkushtuar që të punojmë me FDA-në me qëllim që të ndihmojmë në mbrojtjen e fëmijëve kundër këtij kërcënimi serioz për shëndetin publik", tha kompania Pfizer.

Ndërkohë, kjo kërkesë do të shqyrtohet nga FDA dhe pritet që të japë një vendim para datës 26 tetor.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja