TIRANË- Në 24 orët e fundit në vendin tonë, 10 qytetarë nuk e fituan dot betejën me koronavirusin. Si rezultat i 5.150 testimeve, 826 qytetarë rezultuan pozitivë me COVID-19.
Tirana mban numrin më të lartë të infektimeve, e ndjekur më pas nga Fieri, Lushnja e Durrësi. Rastet e reja janë regjistruar përkatësisht në këto Bashki:
280 raste në Tiranë, 73 në Fier, 51 në Lushnjë, 35 në Durrës, 34 në Shkodër, 33 në Vlorë, 31 në Krujë, 30 në Elbasan, 29 në Sarandë, 25 në Korçë, 23 në Lezhë, 21 në Dimal, 14 në Kurbin, 12 në Kamëz, nga 9 raste në Kuçovë, Berat, nga 8 raste në Librazhd, Gjirokastër, Mallakastër, Kavajë, 7 në Kukës, nga 6 raste në Malësi e Madhe, Pogradec, Devoll, 5 në Dibër, nga 4 raste në Gramsh, Poliçan, Mat, Vorë, Pukë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Divjakë, Këlcyrë, Tepelenë, Cërrik, nga 2 raste në Peqin, Kolonjë, Delvinë, Mirditë, Tropojë, nga 1 rast në Has, Rrogozhinë, Konispol, Libohovë, Dropull, Përmet, Memaliaj, Maliq, Skrapar, Belsh.
Në 24 orët e fundit, 916 pacientë janë shëruar nga virusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 151.914. Aktualisht në vendin tonë janë 12.157 pacientë aktivë, ku 211 prej tyre po marrin trajtim në spitalet COVID. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 18 pacientë janë në gjendje më të rënduar.
Fatkeqësisht në vendin tonë 2.619 persona kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë, ndërsa numri i infektimeve ka shkuar në 166.690.
Statistika (24 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 826
Të shëruar në 24 orë 916
Të shtruar në spitale 211
Humbje jete në 24 orë 10
Testime ditore 5150
Testime totale 1,176,595
Raste pozitive 166,690
Raste të shëruara 151,914
Raste Aktive 12,157
Humbje jete 2,619
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5385
Durrës 1169
Fier 1151
Shkodër 1118
Vlorë 686
Elbasan 625
Lezhë 509
Berat 491
Korçë 310
Kukës 291
Gjirokastër 225
Dibër 197