TIRANË- Si rezultat i 3.500 testimeve, në 24 orët e fundit kanë rezultuar me COVID 475 qytetarë. Ndërkohë 7 pacientë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me koronavirusin, përkatësisht qytetar 3 qytetarë nga Fieri të moshave 52-80 vjeç, 1 qytetar nga Kolonja 68 vjeç, 1 qytetare nga Lushnja 68 vjeçe, 1 qytetar nga Berati 70 vjeç,
Tirana, vijon të mbetet zona me numrin më të lartë të infektimeve, ndërsa rastet e reja janë identifikuar në këto Bashki:
198 qytetarë në Tiranë, nga 24 qytetarë në Fier, Durrës, 21 në Shkodër, 17 në Lushnje, nga 15 qytetarë në Vlorë, Sarandë, nga 14 qytetarë në Elbasan, Kamëz, 12 në Berat, 10 në Divjakë, nga 8 qytetarë në Kurbin, Krujë, nga 7 qytetarë në Korçë, Dimal, nga 6 qytetarë në Lezhë, Librazhd, nga 5 qytetarë në Gjirokastër, Kukës, nga 4 qytetarë në Kavajë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Skrapar, Tepelenë, Mallakastër, Tropojë, Has, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Pukë, Mirditë, Shijak, Vorë, Rrogozhinë, Himarë, Përmet, Pogradec, Peqin, nga 1 qytetar në Cërrik, Poliçan, Kuçovë, Kolonjë, Devoll, Maliq, Finiq, Konispol, Delvinë, Selenicë, Patos, Roskovec, Dibër, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe.
Aktualisht, në të gjithë vendin janë 7360 raste aktive me COVID, ku 169 pacientë po marrin trajtim në spitalet COVID, ndërsa 20 prej tyre janë në gjendje më të rëndë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 657 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 164.524 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë iu bën apel qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që të ruajnë veten dhe të tjerët rreth tyre.
Statistika (09 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 475
Të shëruar në 24 orë 657
Të shtruar në spitale 169
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3244
Testime totale 1,234,808
Raste pozitive 174,643
Raste të shëruara 164,524
Raste Aktive 7360
Humbje jete 2,759
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3268
Durrës 864
Fier 707
Shkodër 610
Vlorë 389
Elbasan 353
Lezhë 291
Gjirokastër 222
Berat 216
Kukës 157
Korçë 148
Dibër 135