TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i 3180 testimeve, janë regjistruar 549 raste të reja me koronavirusi në vendin tonë. Ndërkohë betejën me armikun e padukshëm nuk mundën ta fitonin 8 qytetarë: 4nga Tirana të moshave 58-87 vjeç, 1 Gjirokastra 69 vjeç, 1 nga Durrësi 74 vjeçe, 1 nga Vlora 81 vjeçe, dhe 1 qytetar nga Berati 82 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë identifikuar në këto Bashki:
237 në Tiranë, 45 në Durrës, 43 në Fier, 33 në Shkodër, 32 në Elbasan, 23 në Berat, nga 16 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 14 në Lushnje, 11 në Vlorë, nga 8 qytetarë në Gjirokastër, Mallakastër, nga 7 qytetarë në Krujë, Vorë, Patos, Dimal, nga 6 qytetarë në Kukës, Lezhë, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Devoll, nga 4 qytetarë në Gramsh, Kuçovë, Roskovec, nga 3 qytetarë në Fushë Arrëz, Himarë, Korçë, Peqin, nga 2 qytetarë në Kolonjë, Tepelenë, Konispol, Delvinë, Mirditë, Tropojë, Has, Pukë, Vau i Dejës, nga 1 qytetar në Shijak, Kavajë, Dibër, Selenicë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Pogradec, Skrapar, Cerrik, Librazhd.
Në të gjithë vendin janë 6726 pacientë aktivë me COVID-19, ku në spitalet COVID po marrin trajtim 140 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orë janë shëruar 304 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 171.034.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Statistika (22 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 594
Të shëruar në 24 orë 304
Të shtruar në spitale 137
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 3180
Testime totale 1,276,392
Raste pozitive 180,623
Raste të shëruara 171,034
Raste Aktive 6726
Humbje jete 2,863
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3352
Fier 816
Durrës 763
Shkodër 462
Elbasan 259
Gjirokastër 188
Berat 181
Korçë 179
Lezhë 176
Vlorë 142
Kukës 141
Dibër 67