Itali, bie numri i infektimeve dhe pacientëve në terapi intensive! 604 të vdekur në 24 orë! Rekord viktimash në SHBA (VIDEO)

Njerëzit e infektuar nga koronavirusi në botë numërohen në rreth 1.400 000 kurse numri i viktimave është rritur në rreth 75 mijë

Europa është kontinenti më i prekur, me rreth 60 mijë vdekje, gati 85% e të cilëve janë regjistruar në Itali, Spanjë, Francë dhe Britani të Madhe.

Me rreth 400 mijë raste infeksioni, SHBA kanë regjistruar një rekord të ri të trishtuar teksa në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, humbën jetën 1150 persona të prekur Covid-19 për një total prej më shumë se 11 mijë,  nga të cilat më shumë se 5000 janë në shtetin e New York-ut ku Mark Levine, President i Komisionit të Shëndetësisë paralajmëroi se të vdekurit në ditët e ardhme mund t'i varrosen nëpër parqe pasi që tani morgët thuajse janë plot. Në një postim në Twitter Levine shkruante

“Së shpejti, nëse do të jetë e nevojshme do të fillojmë me varrosjet e përkohshme në parqe. Varrimi do bëhet në mënyrë dinjitoze të rregullt e të përkohshme”.

Presidenti Donald Trump në konferencën e përditshme për shtyp tha se SHBA po i afrohen pikut të epidemisë dhe vendin e presin ditë të vështira duke specifikuar se deri më tani janë bërë mbi një milion e gjysmë tampona në të gjithë Amerikën një numër në terma absolut më i madh se në vendet e tjera.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:23
Covid-19- Italia në pikun e epidemisë! 604 viktima në 24 orë, bie edhe numri i të infektuarve dhe atyre në terapi intensive

Italia është ende në pikun e saj të pandemisë dhe kurba vazhdon të ulet ngadalë.

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 604 të vdekur, 32 më pak se një ditë më parë ndërsa dje ishin 636 viktima për një total prej 17127 viktimash që nga fillimi i epidemisë.

Sot është rritur edhe numri i të shëruarve, 1555 duke e çuar totalin në mbi 24 mijë. Numri i të infektuar në 24 orët e fundit është 880 kurse i të shtruarve të rinj në spital 3039. Kjo do të thotë që ka 78 më pak pacientë të pranuar në repartet e zakonshme për trajtimin e Covid-19 dhe 106 pacientë në kujdesin intensiv. Totali i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë është 135 586.

Komisioneri për emergjencën nga koronavirusi, Domenico Arcuri gjatë një konference për shtyp tha se tranzicioni do të jetë i gjatë dhe se duhet optimizëm i kujdesshëm.

“Kujdes nga iluzionet optike dhe mirazhet e rrezikshme, jemi ende larg nga dalja nga emergjenca shëndetësore apo nga një orë X hipotetike që do të na rikthejë në gjendjen e mëparshme, askush nuk mund të rikthehet në zakonet e vjetra”, - tha Komisioneri për emergjencën në Itali.

Gjithsesi autoritetet po projektojnë datën 4 maj për hyrjen në atë që quhet ‘Faza 2’, periudha kur do zbuten masat e izolimit dhe do rifillojnë aktivitetet

Ora 17:34
Bill Gates do të investojë miliarda dollarë për të gjetur vaksinën e COVID-19

1585757496_billgates1.jpg

Bashkëthemeluesi i Microsoft,  Bill Gates tha që fondacioni i tij do të investojë miliarda për të financuar fabrika që do të zhvillojnë një vaksinë për të ndaluar COVID-19.

Kjo vjen pasi prova e dytë për vaksinën e koronavirusit nga “Inovio Pharmaceuticals”, i mbështetur nga fondacioni Gates, fillon testimin te njerëzit.

"Fondacioni ynë është duke u përpjekur të jetë sa më i dobishëm në një mënyrë shumë konstruktive të jetë e mundur. Dhe kjo është arsyeja pse unë kam biseduar me kreun e kompanive farmaceutike. Ne kemi biseduar me shumë agjenci, duke përfshirë CDC dhe NIH në lidhje me vaksinat dhe ilaçet", tha Gates.

Ora 17:10
Koronavirusi, Katedralja e New York-ut do shndërrohet në spital fushor për të sëmurët me Covid-19

Në shekujt e kaluar kishat gjithmonë u kanë ofruar strehim të sëmurëve gjatë epidemive. Por në kohët modern kjo është një risi.

Në SHBA katedralja e New Yorkut duke filluar nga java e ardhshme do të shndërrohet në një spital fushor për të sëmurët me Covid-19.

180 metra të gjatë dhe 70 metra të larta ajo është ndër kishat më të mëdha protestante në botë ku do të gjejnë strehë  të paktën 200 pacientë me koronavirus.

New Yorku është vatra më e madhe epidemike në Shtetet e Bashkuara ku deri tani janë raportuar më shumë se 120,000 pozitivë nga koronavirusi dhe rreth 5000 viktima kurse rreth 16,000 pacientë tashmë janë të shtruar në spital.

Me rreth 400 mijë raste infeksioni, SHBA kanë regjistruar një rekord të ri të trishtuar teksa në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, humbën jetën 1150 persona të prekur Covid-19 për një total prej më shumë se 11 mijë.

Mark Levine, President i Komisionit të Shëndetësisë paralajmëroi se të vdekurit në ditët e ardhme mund t'i varrosen nëpër parqe pasi që tani morgët thuajse janë plot. Në një postim në Twitter Levine shkruante

“Së shpejti, nëse do të jetë e nevojshme do të fillojmë me varrosjet e përkohshme në parqe. Varrimi do bëhet në mënyrë dinjitoze të rregullt e të përkohshme”.

Presidenti Donald Trump në konferencën e përditshme për shtyp tha se SHBA po i afrohen pikut të epidemisë dhe vendin e presin ditë të vështira duke specifikuar se deri më tani janë bërë mbi një milion e gjysmë tampona në të gjithë Amerikën një numër në terma absolut më i madh se në vendet e tjera.

Ora 17:00
Organizata Ndërkombëtare e Punës: Koronavirus do të prodhojë efekte shkatërruese

ILO, organizata Ndërkombëtare e Punës në raportin e saj mbi pasojat që do të derivojnë nga pandemia e Covid-19 ka bërë parashikime të errëta në frontin e punës.

Më 18 mars Agjensia e Kombeve të Bashkuara me qendër në Gjenevë kishte botuar një raport në të cilin parashikonte se do pandemia do shkaktonte 25 milion të papunë. Por në vlerësimin e fundit, informacioni mbi efektet e koronavirusit është shumë më i keq.

Kriza pritet të ulë numrin e orëve të punës në të gjithë botën me 6.7 përqind në tremujorin e dytë të vitit 2020, ekuivalent me 195 milion punëtorë me kohë të plotë.

Sipas ILO, në disa sektorë do jenë afërsisht 1,25 miliardë punëtorë të rrezikuar nga pushimet nga puna, ulje e pagave apo reduktim i orarit të punës.

Agjensia e OKB gjithashtu parashikon humbje të mëdha të mëdha në vendet me të ardhura mesatare dhe të larta, humbje financiare që tejkalojnë ato të viteve 2008-2009. Sektorët më të rrezikuar janë ata të strehimit, hotelierisë, prodhimit, shitjes me pakicë dhe aktiviteteve tregtare dhe administrative. Rritja e mundshme e papunësisë në nivel global në vitin 2020 do të varet në thelb nga zhvillimet e ardhshme epidemike dhe masat e marra.

Më shumë se katër nga pesë persona (81 përqind) në fuqinë globale të punës - që arrin në 3.3 miliardë punëtorë - aktualisht janë prekur nga mbyllja totale apo e pjesshme e aktiviteteve të prodhimit.

Ora 16:45
Covid-19, në Mbretërinë e Bashkuar regjistrohen 854 vdekje për një total prej 6227 viktimash

Numri i vdekjeve dhe infeksioneve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar ‘ka rinisur fluturimin’, pas ngadalësimit në ditët e fundit.

Sipas të dhënave të publikuara nga shërbimi shëndetësor kombëtar totali I të prekurve nga koronavirusi është rritur në mbi 52 mijë kurse në 24 orët e fundit janë raportuar 854 viktima për një total prej 6227. Viktimat ishin të moshës midis 23 dhe 102 vjeç.

Numri i të vdekurve sot është pothuajse dyfish nga dita e djeshme ku u raportuan 437 viktima. Ky shënon një nivel të ri për Britaninë në betejën e saj kundër epidemisë. Shkencëtarët, javët e fundit kanë parashikuar se piku i shpërthimit do të vinte bashkë me Pashkët.

Statistikat e sotme vijnë pasi Kryeministri Boris Johnson mbetet ende në kujdes intensiv në Spitalin St Thomas 'në Londër pasi u transferua atje mbrëmë me urgjencë. Zëdhënësi i tij tha se megjithatë ai nuk është i intubuar.

Ora 16:13
Covid-19, rëndohet bilanci i viktimave në Kosovë, Greqi, Maqedoni dhe Turqi

Është rënduar bilanci i viktimave nga koronavirusi në Kosovë. Një tjetër pacient ka humbur jetën sot në spital, duke e çuar në 4 numrin e viktimave kurse numri I të infektuarve ka shkuar në 168.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Klinik dhe Spitalor i Kosovës. Sipas ShSKUK’së, pacienti I.SH 64 vjeç, ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore dhe përkundër angazhimit maksimal nga stafi mjekësor ai nuk ka arritur të mbijetoi.

Ka shkuar në 81 numri i viktimave nga CoVid-19 në Greqi. Viktimat e fundit janë një 42 vjeçar në spitalin Ahepa në Selanik dhe një 81-vjeçare në spitalin Evangjelizmos në Athinë. Ndërkohë që numërohen 1755 të prekur ku 90 prej tyre janë në reanimacion

Është rënduar bilanci i viktimave nga koronavirusi edhe në Turqi ku deri tani numri I viktimave ka shkuar në 649 teksa janë identifikuar pozitiv me Covid-19 mbi 30 000 persona.

Në Maqedoninë e Veriut numri i të infektuarve është 599 ndërkohë që ka shkuar në 23 numri i viktimave teksa sot u raportuan dy vdekje të tjera.

Njerëzit e infektuar nga koronavirusi në botë numërohen në rreth 1.400 000 kurse numri i viktimave është rritur në rreth 75 mijë.

Europa është kontinenti më i prekur, me rreth 60 mijë vdekje, gati 85% e të cilëve janë regjistruar në Itali, Spanjë, Francë dhe Britani të Madhe.

Ora 15:55
Covid-19, SHBA blen 30 milionë doza të ilaçit kundër malaries. Shumë pacientë, pjesë e studimit të ilaçit Remdesivir

Megjithëse nuk ka asnjë kërkim shkencor që tregon efektivitetin e tij, Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanë blerë pothuajse 30 milion doza hidroksilklorinë për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Gjithashtu shumë vende të tjera në dëshpërim e sipër nga situate epidemike po zgjerojnë mundësinë e qasjes tek hidroksiklorina.

"Kemi blerë një sasi masive prej 29 milion dozash. Ato po vijnë nga të gjithë laboratorët, tani po e prodhojmë këtu, pasi në rast se funksionon, ne duam ta kemi", tha presidenti amerikan.

Hidroksiklorokina, e njohur me emrin kikina, përdoret për të trajtuar malarien, lupusin dhe artritin. Megjithë përfitimet e paprovuara të ilaçit, që nga shkurti presidenti Trump po e trumpeton atë me zell të jashtëzakonshëm.

Spitalet në SHBA u kanë dhënë hidroksiklorinë pacientëve me koronavirus, duke arsyetuar se është relativisht i sigurt dhe ka të ngjarë të mos shkaktojë dëme.

Pacientë me kornonavirusin në spitale në mbarë botën gjithashtu kanë kërkuar të bëhen pjesë e studimit të ilaçit Remdesivir gjatë javëve të fundit.

Interesi ka qenë aq i madh, sa Instituti Kombëtar i Shëndetit në Shtetet e Bashkuara po zgjeron studimin e tij që fillimisht pati si objektiv 440 pacientë. Ilaçi anti-viral është konceptuar për ta ngadalësuar ose ndalur shumimin e viruseve.

Remdesivir është një ilaç që jepet në rrugë intravenoze. Ai është i ndërtuar për të ndërhyrë tek një enzimë që riprodhon materialin viral gjenetik.

Në testimet tek kafshët për SARS dhe MERS, sëmundje të shkaktuara nga koronavirusë të ngjashëm, ilaçi ndihmoi në parandalimin e infeksionit dhe zvogëloi ashpërsinë e simptomave, kur jepej në fazat e hershme të sëmundjes.

Ora 15:36
Covid-19, 114 viktima brenda 24 orësh në Suedi. Qeveria ndërron kurs, pritet të miratojë masa kufizuese

Më shumë se njëqind njerëz të infektuar me Covid-19 kanë vdekur në 24 orët e kaluara në Suedi.

Vendi, me pak më shumë se 10.3 milion banorë, deri tani kishte qenë në një lloj qetësie të rreme epidemike dhe qeveria kishte vendosur të mos merrte masa izoluese në përpjekje për të frenuar koronavirusin. Me 7693 të infektuar dhe 591 të vdekur, me një vdekshmëri dukshëm më të lartë se ajo në vendet e tjera skandinave, më në fund qeveria ka vendosur të të heqë dorë nga linja e butë e ndjekur.

Sipas 'SkyNews24', qeveria në Stokholm pritet të miratojë masa kufizuese si dhe vendet e tjera europiane, përballë rrezikut që numri i viktimave të rritet ndjeshëm.

Në Suedi masat e marra deri më tani kanë të bëjnë vetëm me mbylljen e shkollave për disa cikle dhe ndalimin e tubimeve kur numri i pjesëmarrësve është mbi 50 personave.

Me situatën që përkeqësohet në mënyrë progresive, qeveria Socialdemokrate ka kërkuar më shumë fuqi ligjore në rast se do të vendosë të mbyll aeroportet, pjesë të transportit publik apo dhe mbyllje të aktiviteteve tregtare, veç atyre esenciale.

Kryeministri Stefan Lofven tani ka pranuar se kriza mund të zgjasë me muaj dhe se autoritetet po përgatiten për skenarin e mijëra vdekjeve.

Ora 14:25
Covid-19-Itali, Autoritetet: Jo optimizëm i pakuptimtë, tranzicioni do jetë i gjatë. OBSH: Vendet të mos lehtësojnë masat

Në Itali, Komisioneri për emergjencën nga koronavirusi, Domenico Arcuri gjatë një conference për shtyp tha se tranzicioni do të jetë i gjatë dhe se duhet optimizëm I kujdesshëm.

"Numri i burrave dhe grave që do të humbin jetën e tyre nga koronavirusi do të vazhdojë të rritet. Në ditët e ardhshme në funksion të Pashkëve, kurrë mos harroni se deri tani ka patur 16 523 viktima dhe më shumë se 132 mijë të infektuar”.

Arcuri tha se në orët e ardhshme këta numra nuk duhen hequr nga kujtesa.

“Kujdes nga iluzionet optike dhe mirazhet e rrezikshme, jemi ende larg nga dalja nga emergjenca shëndetësore apo nga një orë X hipotetike që do të na rikthejë në gjendjen e mëparshme, askush nuk mund të rikthehet në zakonet e vjetra”, - tha Komisioneri për emergjencën në Itali.

Në lidhje me përdorimin e maskave në shkallë të gjerë, autoritetet e Institutit të Lartë të Shëndetësisë në Itali thonë se nuk ka rekomandim universal. Mbajtja e një maskë-thonë ata- nuk na bën të pathyeshëm. Distancimi shoqëror dhe higjena e duarve janë efektive në këtë situatë.
Sigurisht- shprehen ata- maska është një prodhim i vlefshëm mbrojtës por nuk është një mjet për të ulur vigjilencën.

Po sot ka reaguar edhe Organizata Botërore e Shëndetit e cila rekomandon që të gjitha vendet të mos lehtësojnë masat për të ngadalësuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit pasi është shumë herët dhe eksizton rreziku që infeksioni të rikthehet.

Disa vende të botës kanë paralajmëruar lehtësimin e masave të izolimit dhe të gjendjes së jashtëzakonshme.

Më 6 prill Austria tha se mund të nisë lehtësimin e masave të izolimit nga java e ardhshme, por kërkoi nga qytetarët që të vazhdojnë distancimin fizik, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Ora 12:06
Covid-19-Studimi kinez, përmirësim i shpejtë i sëmundjes me 'plazmë konvulsive'. Studiohet edhe gjaku i krimbave të detit (VIDEO)

Sot kudo në botë, përpjekja e shkencëtarëve dhe studiuesve po synon të përcaktojë një trajtim efektiv kundër virusit. Një nga hipotezat më premtuese është përmes studimit të plazmës së gjakut të pacientëve të kuruar nga Covid-19 dhe mekanizmave të prodhimit të antitrupave.

Një studim pilot i realizuar në Kinë dhe i botuar në një nga revistat shkencore më prestigjoze ndërkombëtare ka vërtetuar se terapia e bazuar në "plazmën konvulsive", I me të ashtuquajturin ‘gjak shërues’, për trajtimin e pacientëve me Covid-19 ka dhënë rezultate të shkëlqyera.

Studimi, i botuar në 'Pnas' - Proceedings of the National Academy of Science of the United America of America, organi zyrtar i Akademisë së Shkencave të SHBA, u krye nga studiues të Shkollës së Mjekësisë Universitare Shanghai Jiao Tong mbi një grup pacientësh midis 34 dhe 78 vjeç, që vuajnin nga forma të rënda të Covid-19. Pas terapisë tre ditore të "plazmës konvulsive" gjendja e tyre u përmirësua ndjeshëm. Pacientët morën transfuzionin e një doze 200 ml plazme me "nivele të larta të antitrupave neutralizues" nga dhuruesit e shëruar nga infeksioni i koronavirusit.

Brenda 3 ditëve nga transfuzioni, simptomat klinike "u përmirësuan ndjeshëm dhe pacientët treguan një rritje të numrit të limfociteve, përmirësim të funksionit të mëlçisë dhe mushkërive dhe një ulje të inflamacionit", thonë studiuesit.

Terapinë me plazmë prej disa ditësh e ka eksperimentuar edhe Italia. Në Poliklinikën e Pavia, disa pacientë kanë marrë tashmë plazmën e pacientëve të rikuperuar nga koronavirusi.

Ndërkohë një solucion i derivuar nga gjaku i Arenicola, një lloj krimbi deti do të testohet te një grup pacientësh të infektuar me Covid-19 në Francë. Produkti deri më sot është përdorur në oksigjenimin e organeve për transplantime dhe te pacientët me hipoksi cerebrale.

Franck Zal, studiues dhe pronar i ‘Hemarina’ tha se "Arenicola i reziston një larmie të madhe të faktorëve fiziko-kimikë, ajo merr frymë vetëm kur është në det dhe kur është në rërë ndalon së marri frymë për 6 orë. Hulumtimi ynë ka bërë që të identifikojmë molekulën e cila funksionon si rezervuar oksigjeni dhe që lejon atë ta mbajë ‘gjallë’ për gjashtë orë pa marrë frymë, deri në frymëmarrjen e rradhës.

Ora 11:56
Coronavirusi-Itali, rritet numri e viktimave në rradhët e mjekëve, infermierëve dhe farmacistëve

Që nga fillimi i epidemisë, në Itali kanë vdekur 26 infermierë vdiqën dhe janë infektuar 6549 prej tyre, 1049 më shumë se një javë më parë.

Sipas autoriteteve edhe në rradhët e farmacistëve ka patur 6 viktima për shkak të Covid-19.

Edhe numri i mjekëve që kanë humbur jetën nga koronavirusi është rritur me 7 viktima të tjera duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në rradhët e tyre në 94.

Në total, sipas të dhënave të Istitutit të Lartë të Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në rradhët e mjekëve të infektuar në Itali është 12.681

Në Itali numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi është 132 547 kurse numri i viktimave është rritur në 16 523

Ora 10:40
Covid-19, Boris Johnson ‘furnizohet’ me 4 litra oksigjen. Trump: Kemi dërguar në Londër një ilaç eksperimental

E pandryshuar gjendja e Boris Johnson. Kryeministri britani ndodhet ende në kujdesin intensive pasi i nevojiteshin katër litra oksigjen teksa frymëmarrja e tij u përkeqësua në vetëm disa orë.

Kjo është deklarata më e fundit që vjen nga kabineti qeveritar britanik.

Sipas zëvendësuesit të tij, ministri i kabinetit Michael Gove, Johnson “është ende duke luftuar me koronavirusin në kujdesin intensive” dhe se ai po merr 'kujdesin më të mirë'.

Gove tha gjithashtu se “Mbretëresha po mbahet e informuar për gjendjen e Z. Johnson”.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ai do të ndihmojë në shërimin e tij. Trump tha se u kishte kërkuar disa prej kompanive kryesore në vend që "të kontaktojnë menjëherë me Londrën”.

"Do të shohim nëse mund të jemi në gjendje ta ndihmojmë. Kemi kontaktuar me të gjithë mjekët e Borisit dhe do të shohim se ç’mund të bëhet”- tha Presidenti Trump.

Donald Trump zbuloi se ai ka ofruar të dërgojë në Londër një ilaç eksperimental për ta trajtuar kryeministrin britanik.

Burime të ‘Doëning Street’ konfirmuan se Johnson nuk është ende i intubuar por është transferuar në kujdes intensiv që të jetë afër nëse do të jetë e nevojshme”.

Sipas “The Times”, Kryeministri Johnson ishte furnizuar me rreth 4 litra oksigjen për të ndihmuar frymëmarrjen e tij, ndërsa pacientët në gjendje të rënduar shëndetësore kanë nevojë për rreth 15 litra oksigjen

Ora 10:21
Covid-19, Italia me shifra në rënie. ‘Faza 2’ në tavolinën e qeverisë dhe Komitetit Tekniko-Shkencor

Italia daravitet akoma në pikun e saj të epidemisë me numra të qendrueshëm të rasteve pozitiv nga Covid-19 si dhe me uljë të numrit të viktimave dhe të sëmurëve me nevoja për trajtime në kujdesin intensiv. Prej ditësh fundi i tunelit duket i ndriçuar por të gjithë ëndërrojnë rikthimin e jetës në fazën 2 kur do të rinisin edhe aktivitetet.

Pavarësisht se Mbrojtja Civile Italiane sheh si datë atë të 13 prillit do jetë Komiteti Tekniko-Shkencor, i cili pritet të mblidhet sot me praninë edhe të kryeministrit Giuseppe Conte, ai që do të bëjë vlerësimet për tja paraqitur pastaj vendimarrjes politike. Mbledhja e sotme do të realizohet përmes një videokonference dhe do të ketë si temë të vetme diskutimi masat që do duhet të ndërmerren në funksion të të ashtuquajturës "Faza 2".

Luca Richeldi, anëtar i Komitetit tekniko shkencor është shprehur se rekomandimet që pritet ti jepen qeverisë do jenë më të sakta nëse do kemi në dispozicion më shumë të dhëna.
"Të dhënat e trendit aktual janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të kuptuar trendin në ditët në vijim të epidemisë por ende duhen disa ditë të tjera për të arritur në një mendim më të konsoliduar".

Duket se mendimi i shumë anëtarëve të komitetit është gjetja e një mjeti të drejtë midis përpunimit të të dhënave dheperiudhës së përshtatshme kohore për nxjerrjen e dekretit legjislativ që do të ndikonte në jetën e qytetarëve.

Diskutimet për fazën 2 do përqëndrohen në çështjen e balancës midis rëndësisë strategjike të rindezjes së motorit të aktiviteteve strategjike dhe rrezikut të përhapjes së infeksionit.
Për momentin duket se objektivi kryesor i qeverisë italiane është zvogëlimi i numrave negativ në kurbën epidemike.

Në lidhje me përdorimin e maskave në shkallë të gjerë, autoritetet e Institutit të Lartë të Shëndetësisë thonë se nuk ka rekomandim universal. Mbajtja e një maskë-thonë ata- nuk na bën të pathyeshëm. Distancimi shoqëror dhe higjena e duarve janë efektive në këtë situatë. Sigurisht- shprehen ata- maska është një prodhim i vlefshëm mbrojtës por nuk është një mjet për të ulur vigjilencën.

Ora 10:08
OBSH udhëzues si duhen përdorur maskat. Organizata: Nuk janë ato që fitojnë luftën me pandeminë

Organizata Botërore e SHëndetësisë do të publikojë së shpejti udhëzime për përdorimin e maskave nga popullata, por drejtori i përgjithshëm i organizatës, Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se "nuk janë ato që do ta fitojmë luftën me pandeminë por janë testet gjurmimi i kontakteve, karantinimi dhe izolimi.

Ghebreyesus tha se nëse vendet vendosin ti përdorin me detyrim në masë të gjerë, ato duhet të përdoren në mënyrë të sigurt dhe të saktë.

“OBSH ka një udhëzues se si duhet bërë kjo. Ne inkurajojmë vendet që po mendojnë të prezantojnë maska ​​për popullatën që të studiojnë efektivitetin e tyre”

Në itali, në lidhje me përdorimin e maskave në shkallë të gjerë, autoritetet e Institutit të Lartë të Shëndetësisë thonë se nuk ka rekomandim universal. Mbajtja e një maskë-thonë ata- nuk na bën të pathyeshëm. Distancimi shoqëror dhe higjena e duarve janë efektive në këtë situatë. Sigurisht- shprehen ata- maska është një prodhim i vlefshëm mbrojtës por nuk është një mjet për të ulur vigjilencën.

Ora 09:54
Covid-19 tani frikëson edhe Europën Lindore, kryesisht Serbinë dhe Rumaninë

Në përgjithësi, në Europën Lindore dhe në Ballkan, numri i infeksioneve është larg nga shifrat në Europës Perëndimore, por njëra pas tjetrës qeveritarët po zgjasin afatet e masave të izolimit.

Rumania është nga vendet më të goditura në rajon nga epidemia, si dhe Serbia dhe Kroacia.

Vatrat e kuqe epidemike në vend janë ato në Suceva dhe Tăndărei, qytete që njihen për trafikun e qënieve njerëzore në rradhët e komunitetit rom.

Në të dy qytetet nuk lejohet të hysh apo të dalësh kurse në rang kombëtar kufizimet janë zgjatur deri në mes të muajit maj.

Në Rumani autoritetet kanë raportuar për mbi 4000 të infektuar me Covid-19 dhe 176 viktima.

Dilpomacia në kohë epidemike praktikohet në forma të ndryshme.

Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd shihen ushtar rus që bëjnë dezinfektimin e rrugëve.

Rastet e infeksionit në Serbi janë mbi 2200 për një total vdekjesh prej rreth 58. Qeveria e kryeministrit Vuçiç ka shtyrë masat kufizuese deri në fillim të muajit maj.

Në Republikën Çeke, një nga vendet më të prekura në Europën Lindore, rastet me Covid-19 numërohen në mbi 4800 teksa janë regjistruar edhe 78 vdekje

Ora 09:32
Koronavirusi, Gjermania tejkalon 100 mijë infeksione. Për herë të parë asnjë viktimë në Kinë

Gjermania ka tejkaluar shifrën e njëqind mijë të infektuar dhe 1800 viktima kurse Franca ka regjistruar deri tani rreth 9000 viktima (833 vdekje në 24 orët e fundit) dhe ka prekur pragun e 100 000 rasteve me infeksion nga koronavirusi.

Për herë të parë, në Kinë nuk u regjistruan vdekje të lidhura me koronaviursin. Autoritetet shëndetësore të Pekinit e kanë njoftuar për vetëm 32 raste të identifikuar pozitiv nga Covid-19 për një total prej mbi 82 600 personash kurse numri i vdekjeve nga fillimi i epidemisë është 3335.

Me kurbën e infeksioneve në zbritje, Spanja shpreson të hyjë në një fazë të re në luftën kundër përhapjes së koronavirusit. Raporti i fundit zyrtar flet për 637 vdekje në 24 orët e fundit për një total viktimash prej rreth 13 400 kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve është mbi 36 600.

Ndërkohë, vullnetarët të shumtë po punojnë për të ndihmuar stafin e kujdesit shëndetësor. Që nga fillimi i emergjencës, më shumë se 19.400 punëtorë shëndetësorë spanjoll janë infektuar nga Covid-19, 10 përqind e të cilëve po trajtohen në spital, ndërsa shumica e pacientëve të prekur nga koronavirusi mbeten të izoluar në shtëpi.

Ora 09:04
Koronavirusi-Britania e Madhe, 5400 viktima në total. Mbetet mister gjendja shëndetësore e Boris Johnson

Mbretëria e Bashkuar ende nuk e ka arritur pikun e epidemisë. Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet në 24 orët e fumdit pati rreth 500 viktima për një total vdekjesh prej afro 5400 kurse numri i përgjithshëm i rasteve pozitiv me Covid-19 është mbi 52 mijë.

Kryeministri Boris Johnson, i shtruar në spital para dy ditësh dje në mbrëmje është futur në terapi intensive ku po ndihmohet me oksigjen. Pasi gjendja e tij u përkeqësua ai udhëzoi Ministrin e Jashtëm Dominic Raab ta zëvendësojë atë ‘kur të jetë e nevojshme’.

Autoritetet shëndetësore në vend thanë se kryeministri “është akoma i vetëdijshëm", fjalë që shtojnë akoma më tepër misterin mbi gjendjen shëndetësore të kryeministrit britanik.

Johnson fillimisht i karantinuar prej dhjetë ditësh pati kollë të vazhdueshme dhe ethe gjë që e detyroi të shtrohej në spital të dielën në mbrëmje gjatë fjalimit të jashtëzakonshëm të Mbretëreshës Elisabeth. Njoftimi paraprak bënte fjalë për “masa paraprake” dhe “kryerje analizash”, por urgjenca dhe koha e shtrimit, (gjatë fjalimit të mbretëreshës), kanë ngritur shumë pikëpyetje mbi shëndetin e Johnson.

Stafi shkencor i kryeministrit britanik, në fillimin e epidemisë në vend, teorizoi imunitetin e kopesë kundër koronavirusit dhe qeveria nuk mori asnjë masë kufizuese në tentativë për të frenuar Covid-19, pastaj ata kthyen vektorin e lëvizjes teksa sistemi shëndetësorë në vend kishte nisur të rrëzohej.

55 vjeçari Johnson, deri kohët e fundit mburrej me "shtrëngimin e duarve me të gjithë" megjithë kërcënimin nga koronavirusi dhe pati deklaruar se 60% e britanikëve do të infektoheshin dhe se ata duhej të mësoheshin me faktin se “do të humbisnin të dashurit e tyre”

Sipas gazetës italiane ‘La Repubblica’, një ministër anonim tha dje se "Boris beson se është Churchill, por ai është vetëm Boris. Si Johnson, edhe heroi i tij, ish kryeministri britanik Winston Churchill gjithashtu pati pneumoni në vitin 1944 por ai vazhdoi të punonte pa u lodhur në luftën e tij botërore”. Por si dhe Churchill, këto janë orët më të errëta për Johnson dhe sipas raportimeve jo zyrtare nga Londra, ‘drita në tunel është’ akoma larg.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lodi: 07/04/2020 09:02

    manipulojini sondazhet, por jo kaq hashiqare se eshte turp. jeni nje media per tu peshtyre ne fytyre nga botuesi tek gazetari i fundit, te felliqur. ardhte dita qe tja u marre Rama te gjitha sic ben zakonisht (perdor flak)

    Përgjigju
    • Cubi: 07/04/2020 10:52

      Po nuk te pelqen mos e ndiq. Iku koha e qytetarit dixhital qe vetem nxin realitetin dhe ndjell vetem mllef e percarje bashk me portalet mod.cim peka. Gazetaret dhe report tv.jan shembull ne cdo drejtim. HALLALL.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen