Sot 149 raste të reja pozitive dhe 3 humbje jete! COVID-i i merr jetën shkrimtarit, poetit dhe gazetarit në Shkodër

Sot 149 raste të reja pozitive dhe 3 humbje jete! COVID-i i merr jetën shkrimtarit, poetit dhe gazetarit në Shkodër

Infektivi dhe Skënder Temali

TIRANË- Gjatë ditëve në Shqipëri është vënë re një ulje e rasteve të reja me COVID-19, që është reflektuar edhe në revistën prestigjioze shkencore “Our Ëorld in Data”.

Gjatë 24 orët e fundit në vendin tonë kanë rezultuar me koronavirus 149 persona nga 2886 testime dhe janë raportuar 3 humbje jete. Numri i personave të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 dhe të shërohen gjatë 24 orët e fundit është 542.

Vendet në të cilat numri i rasteve të reja është më i lartë, janë Tirana me 43 raste, Shkodra me 12, Korça me 11 dhe Fieri me 10.

"Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  43 raste në Tiranë, 12 në Shkodër, 11 në Korçë, 10 në Fier, 9 në Vlorë, 8 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Devoll, Lushnje, Sarandë, Skrapar, nga 3 raste në Gjirokastër, Poliçan, nga 2 raste në Kavajë, Mirditë, Tepelenë, Këlcyrë, Libohovë, nga 1 rast në Kurbin, Elbasan, Kukës, Lezhë, Has, Tropojë, Mallakastër, Librazhd, Pogradec, Delvinë, Dimal, Dibër, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh, Vorë, Maliq, Patos", njofton Ministria e Shëndetësisë. 

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 174 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Tre qytetarët të cilët humbën betejën me COVID-19 vinin nga tre qytete të ndryshme. Tirana, Librazhdi dhe Përmeti.

"Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  1 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 62 - 87 vjeç", thuhet në njoftimin zyrtar. 

Statistika (17 Prill 2021) 
Raste të reja ditore        149
Të shëruar në 24 orë     542
Të shtruar në spitale      174
Humbje jete në 24 orë    3
Testime ditore                2886 

Testime totale            605,208
Raste pozitive             129,456
Raste të shëruara        101,142
Raste Aktive                 25,974
Humbje jete                  2,340

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë       18790
Fier          2207
Durrës      1110
Gjirokastër 945
Shkodër      908
Korçë       714
Vlorë         486
Dibër        320
Kukës        285
Elbasan      179
Lezhë         15
Berat        15 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:44
COVID-i i merr jetën shkrimtarit, poetit dhe gazetarit në Shkodër

1618688718_dc51c0c078314071887b9969772e88f3.jpg

Shkodra humbet një tjetër figurë të shquar si pasojë e COVID-19. Ditën e sotme ka ndërruar jetë shkrimtari, poeti dhe gazetari Skënder Temali.

Kush ishte Skënder Temali?
Ai lindi në Shkodër më 30 korrik 1946, ku jeton. Këtu kreu Universitetin “Luigj Gurakuqi”. 

Për 15 vjet punoi redaktor në shtypin e Radion e Shkodrës, revistën “10 Korriku” dhe për një çerek shekulli mësues i letërsisë dhe drejtues në shkollat e mesme.

Përfshihet në enciklopedi e përmbledhje të ndryshme letrare. Krijime të tij janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Në vitin 2018 doli vëllimi i tij me tregime në gjuhën malazeze “Këtë dimër nuk ra dëborë”, botim i “Centar za očuvanje i razvoj kulture manjina Crne Gore”.

Si publicist e shkrimtar nderohet me çmime lokale e kombëtare. Në vitin 2001, me tregimin “Këpucët e turpit” në gjuhën italiane, merr çmimin special të jurisë në Konkursin e 7-të Ndërkombëtar të Shoqatës së Shkrimtarëve e Artistëve “Cristalide” të Italisë, mes 462 shkrimtarëve nga shumë shtete të botës. Në vitin 2015 me poemën “Unë, Ballkani dhe Europa”, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës në manifestimin mbarëkombëtar “Drini poetik” i akordoi çmimin “Adem Demaçi”. Pen Klubi i Malit të Zi e ka nderuar me mirënjohen e tij.

Në vitet 2013-2017 themeloi dhe kryesoi Shoqatën e Shkrimtarëve të Shkodrës, duke përmbledhur e redaktuar tri antologji voluminoze “Pena e Shkodrës” me krijime të anëtarëve. Udhëhoqi mjaft promovime librash dhe qe bashkëpunues në veprimtari të përbashkëta me organizata homologe në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni.

Që nga viti 1971 botoi 20 vëllime më vete në poezi e prozë. Ka të përfunduar në dorëshkrim romanin “Hotel Univers”, vëllimet me poezi "Vajza që nuk putha" dhe me tregime “Ngjarje në plazhin nudo”, përmbledhjen me novela “Studentja nga Shkodra” si dhe monodramën “Vijmë në këtë botë për t’u gënjyer”.

Botime të autorit:
Këngë cigane, – libër me vjersha dhe poema, viti 1971
Kjo ndodhi në Lis – roman, viti 1982
Ballo në mbrëmjen e maturës, – tregime e novela, viti 2001

J.GJ.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës