Covid-19, Spanja ka arritur pikun e pandemisë! Belgjika dhe Gjermania testojnë vaksinën në qershor

Covid-19, Spanja ka arritur pikun e pandemisë! Belgjika dhe Gjermania testojnë vaksinën në qershor

Spanja ka arritur kulmin e pandemisë dhe procesi i lehtësimit të bllokimit aktual do të fillojë nga dita e hënë. Kjo u nënvizua nga kryeministri i qeverisë spanjolle Pedro Sánchez.

"Ne kemi arritur kulmin dhe de-përshkallëzimi po fillon tani", tha ai duke përmendur megjithatë që kthimi në normalitet do të jetë "gradual" dhe në përputhje me rëndësinë e situatës. Duke filluar nga e hëna e ardhshme, Spanja do të përfundojë atë që quhet mbyllje totale.

"Vdekjet janë në rënie dhe të dhënat janë inkurajuese. Ne jemi afër fillimit të rënies," shtoi Sánchez. Ministria Spanjolle e Shëndetësisë ka raportuar për 683 vdekje në 24 orët e fundit për gjithsej 15,447 viktima. 153,222 janë numri i përgjithshëm i personave të infektuar ndërsa 52.165 persona janë shëruar.

Belgjika dhe Gjermania, testi i vaksinave në qershor

Kompania gjermane CureVac do të fillojë provat klinike të vaksinës në Belgjikë dhe Gjermani në muajin qershor.

Sipas kryetarit të bordit mbikëqyrës të kompanisë, Jean Stéphenne studimet klinike do të fillojnë mbi të rriturit dhe njerëzit e shëndetshëm që nuk janë infektuar. Pastaj vaksina eksperimentale do të injektohet te njerëzit e ekspozuar ndaj virusit dhe në fund te të moshuarit, grupi më i rrezikuar.


Lajmi kryesor:

Covid-19, në Itali regjistrohen 570 viktima dhe 1985 të shëruar në 24 orë. Rreth 17 mijë viktima në SHBA, hapen varre masivë


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit