Covid-19, 'super shpërndarësit' përgjegjës për gjysmën e infeksioneve në botë

Covid-19, 'super shpërndarësit' përgjegjës për gjysmën e infeksioneve në botë

Një grup shkencëtarësh spanjollë arritën të izolojnë "pemën gjenealogjike" të SARS-CoV-2, duke zbuluar se koronavirusi që goditi Spanjën është i ndryshëm nga ai në vendet e tjera të Evropës, dhe se infeksioni ishte shkaktuar nga disa "super shpërndarës"

Duke kombinuar përvojën e baktereve infektive dhe atë të gjenetikës së popullsisë, ekipi hulumtues u përpoq të përcaktojë se nga erdhi virusi dhe si evoluoi ai në Spanjë dhe në mbarë botën. Për ta bërë këtë, u analizuan gati 5,000 genome koronavirusi në të gjithë botën.

Studimi u drejtua nga Federico Martinón, shefi pediatër i Spitalit Universitar të Santiago dhe Antonio Salas, gjenetist i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Santiago.

Martinón tregon sesi, nga hulumtimi, u shfaq papritur ‘figura e super shpërndarësit’ të infeksionit

"Nga afro 5000 raste të analizuara, ne mund të shpjegojmë pemën gjenealogjike dhe rolin themelor te supershpërndarësit të Covid.

"Nëse mesatarisht një person i infektuar mund të infektojë dy ose tre persona, një super shpërndarës mund të infektojë dhjetëra njerëz. Dikush mund të thotë se ai është si babai që ka shumë fëmijë", tha mjeku Martinón

Sipas studimit, një numër sa një e treta deri dhe gjysma e të gjitha infeksioneve të regjistruara në botë është për shkak të kësaj figure (Super shpërndarësve), për ekzistencën e të cilëve deri tani ishte spekuluar pasi mungonin provat bindëse. (Për super shpërndarës është aluduar gjithashtu edhe në Itali).

Profili i supershpërndarësit

Karakteristikat

Ai mund të jetë kushdo me një ngarkesë të lartë virale, me apo pa simptoma, dhe me një periudhë të gjatë inkubacioni, midis dy javësh dhe 24 ditësh.

Tendosja virale spanjolle është e ndryshme nga ajo e pjesës tjetër të Evropës

Zbulimi i dytë i madh i studimit ka të bëjë me origjinën e sojit mbizotërues Covid në Spanjë.

 

"Në klasifikimin e familjeve dhe nënfamiljeve të virusit, ai spanjoll është i ndryshëm nga pjesa tjetër e Evropës. Nëpërmjet pemës gjenealogjike kemi zbuluar se ky i Spanjës ishte tipik aziatik dhe jo që vjen nga shtetet e tjera evropiane"- siguron Martinón.

Koronavirusi A2a ka pasur një zgjerim më të madh jashtë Kinës,edhe në vendet e tjera europaine, ka karakteristikë që e diferencon atë nga B3a, lloji i dytë që goditi Spanjën

Sipas studimit është konfirmuar se koronavirusi deri më tani ka pasur pak mutacione gjenetike. Në rreth 90% ai është I pandyshuar dhe ky është një lajm shumë i rëndësishëm për të gjetur një vaksinë.

Origjina e koronavirusit është nga kafshët

Zbulimi më i fundit nga ky grup studiuesish ka të bëjë me origjinën e koronavirusit: ‘lamtumirë’ ndaj çdo komploti që e ka nxjerrë  atë nga laboratori, “sigurisht që është me origjinë shtazore, me shumë mundësi nga lakuriqi” – thanë studiesit spanjollë

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen