Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar  195 viktima nga koronavirusi për një total prej 29 079.

Numri i përgjithshëm i të të shëruarve në Itali është rritur në 82879 teksa vetëm sot u regjistruan 1225 të shëruar nga koronavirusi.

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1221 raste të reja pozitiv me Covid-19 kurse numri total i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë është 211 938

Rajoni i Lombardisë sot regjistroi 63 viktima dhe 577 raste të reja infeksioni.

Kurba në Itali është në rënie prej ditësh dhe këtë e konfirmojnë numri i viktima që vijon të ulët por dhe numri i të infektuarve të rinj dhe reduktimi i shtrimeve të pacientëve në spital. 

Nga sot zyrtarisht Italia ka hyrë në Fazën 2 të pandemisë nga koronavirusi.

Kryeministri Conte përmes nje postimi në faqen e tij në facebook i bëri thirrje italianëve për sens të lartë përgjegjësie teksa edhe deklaroi se nga sot e ardhmja varet nga komportimi i gjithësecilit të këtë fazë bashkëjetese me koronavirusin.

Ai tha gjithashtu se sa më skrupuloz të jemi në respektimin e masave të sigurisë aq më shpejt do të zgjerohen hapësirat e tjera të lirisë.


Lajmi kryesor:

Covid, ulen ndjeshëm vdekjet në Itali, 195 viktima në 24 orë! Më shumë se 3.5 milionë raste infeksioni në botë! Trump: Vaksina gati deri në fund të vitit