COVID19/ Vetëm 24 raste të reja dhe 2 viktima në 24 orët e fundit! 835 të shëruar dhe 73 të shtruar në spitale! Sot 8092 qytetarë të vaksinuar
Në përditësimin e 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë kryer 3051 testime, nga të cilat 24 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 835 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 2 persona të prekur me COVID-19.
Spitali Infektiv
Redaksia 19 Maj 2021, 17:24 | Përditesimi: 19 Maj 2021, 21:37
Në përditësimin e 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë kryer 3051 testime, nga të cilat 24 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 835 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 2 persona të prekur me COVID-19, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 65-69 vjeç.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Vlorë, Mirditë, Rrogozhinë, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Gramsh, Skrapar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 835 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 127,240 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 73 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (19 Maj 2021)
Raste të reja ditore 24
Të shëruar në 24 orë 835
Të shtruar në spitale 73
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 3,051
Testime totale 685,616
Raste pozitive 132,095
Raste të shëruara 127,240
Raste Aktive 2,417
Humbje jete 2,438
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1821
Korçë 136
Shkodër 108
Vlorë 58
Lezhë 55
Fier 53
Gjirokastër 52
Elbasan 47
Berat 41
Durrës 26
Kukës 16
Dibër 4
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:33
Manastirliu: Sot 8092 qytetarë të vaksinuar, mbi 697 mijë që prej fillimit të fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’
Ditën e sotme janë vaksinuar 8092 qytetarë. Ministrja e Shëndetësisë njofton se që prej fillimit të fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’ janë vaksinuar 697.039.
Me duket se imunizimin e paskemi fituar prej muajsh, sepse sic po duket nuk po rriten me rastet edhe pse gjate fushates pati grumbullime nga anarkistet e PD..
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
Po
71.6%
Jo
20.7%
Nuk e di
7.7%
Vota total: 4037
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
Me duket se imunizimin e paskemi fituar prej muajsh, sepse sic po duket nuk po rriten me rastet edhe pse gjate fushates pati grumbullime nga anarkistet e PD..
Përgjigju