Covid-19-New York, varre masivë për të vdekurit nga koronavirusi (VIDEO)

Ka kaq shumë vdekje nga koronavirusi në shtetin e Nju Jorkut, saqë varrezat nuk mund të pranojnë më për t'u dhënë atyre një varrosje të denjë.

Kështu që autoritetet amerikane kanë zgjedhur varret masive, siç ka ndodhur në të tjera pandemi të tmerrshme të së kaluarës.

Një varr masiv u gërmua në ishullin Hart, në Bronx ku dhjetëra punëtorë u punësuan me kontratë për të gërmuar një varr të madh për ata që humbën jetën për shkak të Covid-19.

Vlerësohet se rreth njëzet trupa në ditë, pesë ditë në javë, janë varrosur përkohësisht në ishullin e largët.

Shteti i New York tani ka një numër më të madh të rasteve të koronavirusit se çdo vend në botë. Buletini amerikan shënon gjithsej 161,807 raste pozitive në shtetin e Nju Jorkut (përfshirë 87.028 në New York City), me një rritje prej mbi 10,000 rasteve në 24 orët e fundit.

SHBA numri i të vdekurve është rreth 17 mijë kurse numri i të të prekurve nga infeksioni numerohen rreth 467 mijë. Në 24 orët e kaluara, në SHBA u regjstruan 1.783 viktima.


Lajmi kryesor:

Covid-19, në Itali regjistrohen 570 viktima dhe 1985 të shëruar në 24 orë. Rreth 17 mijë viktima në SHBA, hapen varre masivë


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot