Covid/Administrata amerikane: Bëhuni gati! Vaksina shpërndahet në nëntor

Covid/Administrata amerikane: Bëhuni gati! Vaksina shpërndahet në nëntor

Në një letër, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftuan autoritetet shëndetësore në shtetet e SHBA-së dhe pesë qytete kryesore të vendit për t'u përgatitur për shpërndarjen e vaksinës së koronavirusit fillimisht te punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe grupeve më të rrezikuara nga infeksioni, midis fundit të tetorit dhe fillimit të muajit nëntor.

Konfirmimi mbërriti një ditë pasi SHBA-ja njoftoi se nuk do të bashkohet në përpjekjet globale për të zhvilluar, prodhuar dhe shpërndarë vaksinën Covid-19, për shkak të përplasjeve që ajo ka me OBSH-në, nga e cila ka vendosur largohet duke e akuzuar organizatën se ka vonuar alarmin për pandeminë dhe si ‘shumë të lidhur me Kinën’.

"SHBA do të vazhdojë të angazhojë partnerët e saj për të mposhtur virusin pa u lidhur me agjencitë e ndikuara nga OBSH dhe Kina e korruptuar", - u deklaruan nga Shtëpia e Bardhë.

Në të kundërt të Administratës Amerikane, Drejtori i Instituteve Kombëtare për Shëndetin, Dr. Francis Collins, tha se është "e pamundur që një vaksinë e koronavirusit të jetë gati deri në fund të tetorit”. 

Dje  kryevirologu amerikan Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe anëtar i Task Forcës së Shtëpisë së Bardhë kundër pandemisë, në një intervistë për ‘Kaiser Health Neës’ paralajmëroi se ‘Vaksina e koronavirusit mund të jetë gati më shpejt nga sa pritet’ dhe nëse ‘rezultatet e provave klinike do vazhdojnë të jenë jashtëzakonisht të mira, autoritetet dhe kompanitë kanë detyrimin moral për të ndaluar eksperimentimin dhe për të filluar me shpërndarjen e vaksinës”

Lidhur me rrezikun që administrata amerikane mund të ushtrojë presion mbi komunitetin shkencor dhe organet federale për ta miratuar vaksinën para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Fauci tha se ai nuk është i shqetësuar.

"Nëse duhet të marrësh një vendim në lidhje me një vaksinë, duhet të sigurohesh që ke prova se është e sigurt dhe efektive. Unë nuk shqetësohem për presionin politik"

Ndërkohë, më shumë se 170 vende po marrin pjesë në ‘Facilitetin Global të Vaksinave Covid-19’ (Covax), një projekt që synon të përshpejtojë zhvillimin e vaksinave dhe të sigurojë doza për të gjitha vendet, duke i shpërndarë ato fillimisht në segmentet më të rrezikuara të popullsisë.

Plani, i udhëhequr nga OBSH, Koalicioni për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike dhe Aleanca Gavi (një fondacion i lidhur me Bill Gates), mbështetet nga disa aleatë tradicionalë të SHBA, përfshirë Japoninë, Gjermaninë dhe Komisionin Evropian.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike