Covid-Autoriteti amerikan: Maska siguron mbrojtje më të mirë se vaksina

Covid-Autoriteti amerikan: Maska siguron mbrojtje më të mirë se vaksina

Mbajtja e një maske mund të sigurojë mbrojtje më të mirë kundër Covid-19 sesa vaksina - Kështu u shpreh Robert Redfield, drejtor i Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, gjatë seancës dëgjimore në Senat

“Populli amerikan, veçanrisht 18-25 vjeçarët, ende nuk e kanë përqafuar përdorimin e maskave në një nivel të tillë që mund të kontrollojë në mënyrë efektive shpërthimin e Covid” –tha Redfield.

Ai tha gjithashtu se vaksina antiCovid do të jetë e disponueshme në masë të gjerë në tremujorin e dytë ose të tretë të vitit 2021

Kur u pyet kur ai mendon se do të ketë një vaksinë,  Redfield tha se ajo do të ishte e gatshme në numër të kufizuar diku midis nëntorit dhe dhjetorit, por miliona dozat e para do të jepen me përparësi, kryesisht për punonjësit shëndetësorë, moshat e rrezikuara dhe me patologji të mbartura si dhe mësuesit dhe forcat e rendit.

Në garën drejt rikonfirmimit në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump po luan gjithashtu kartën e vaksinës. Dhe sipas tij ajo do të jetë gati brenda tetorit ose pak më vonë.

Presidenti amerikan nuk specifikoi se cila vaksinë do jetë gati, por ka të ngjarë që të jetë ajo e zhvilluar nga kompania amerikane Moderna, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar për Sëmundjet Infektive (Niaid) të Shteteve të Bashkuara, që kryesohet nga Anthony Fauci.

Një nga këshilltarët e Trump, Dr. Scott Atlas, tha se deri në 700 milion doza të vaksinës mund të jenë në dispozicion deri në fund të muajit mars.

Por pavarësish padurimit të politikanëve dhe shkencës, çështja e vaksinave po përballet me skepticizmin e vazhdueshëm publik. Sipas një sondazhi nga Associated Press-NORC të kryer në muajin maj, vetëm rreth gjysma e amerikanëve janë shprehur të gatshëm se do ta merrin vaksinën. Por gjërat ndoshta kanë ndryshuar që nga ajo kohë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ishte duke kaluar rrugën, shqiptarja përplaset nga një makinë. Humb jetën

Itali/ Ishte duke kaluar rrugën, shqiptarja përplaset nga një makinë. Humb jetën