Në Mal të Zi, autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 59 infeksione të reja dhe 2 viktima Covid.

Më shumë se një muaj më parë, Mali i Zi shpalli fundin e epidemisë pas 28 ditësh me zero infeksione dhe vdekje zero.

Por tani, si vendet e tjera të rajonit, vendi po përballet me rikthim të koronavirusit.

Në Kosovë përshembull u regjistruan 8 humbje jete nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike rezultuan gjithashtu edhe 207 raste të reja me covid.

Në Serbi, në 24 orët e kaluara janë regjistruar 11 viktima dhe 266 raste të reja të identifikuar pozitiv.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi, që nga fillimi i pandemisë është rritur në 17076, për një total prej 352 viktima.

Po dje, Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi se në vend u regjistruan 3 viktima dhe 168 raste të reja infeksioni nga Covid.