Covid-Novavax nis testimin në njerëz të vaksinës provë kundër koronavirusit, rezultatet në korrik

Covid-Novavax nis testimin në njerëz të vaksinës provë kundër koronavirusit, rezultatet në korrik

Kompania amerikane e bioteknologjisë, Novavax, filloi testimin në njerëz të vaksinës kundër koronavirusit dhe tha se në korrik pret rezultatet paraprake mbi efektivitetin dhe sigurinë e saj.

Novavax tha se faza e parë e testimit klinik ka nisur në 130 pjesëmarrës të shëndetshëm, të moshës 18 deri në 59 vjeç, në Australi.

Faza e dytë pritet të zhvillohet në disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, dhe të vlerësojë imunitetin, sigurinë dhe reagimim e sëmunjdes që e shkakton koronavirusi, COVID-19, në një gamë më të gjerë të moshave.

Dhjetëra vaksina tashmë janë në fazat e hershme të testimit, sidomos në SHBA, Evropë dhe Kinë.

Është ende e paqartë nëse ndonjëra prej tyre do të funksionojë kundër koronavirusit, i cili ka infektuar afro 5.5 milionë njerëz në gjithë botën dhe ka vrarë mbi 346,000.

Secila vaksinë përdor teknologji të ndryshme për të nxitur një përgjigje imune.

Eksperimenti i Novavax-it përdor atë që quhet teknologji nanopartikulesh rikombinuese.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur