Covid-OBSH: Ka shenja shprese pavarësisht rritjes së rasteve të infeksionit

Covid-OBSH: Ka shenja shprese pavarësisht rritjes së rasteve të infeksionit

Rastet me koronavirus po rriten me shpejtësi në shumë rajone të botës, por Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se kanë filluar të shfaqen shenja shprese në luftën kundër pandemisë. Shefi i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u kërkon shteteve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë me zbatimin e masave për frenimin e pandemisë.

“Janë shënuar më shumë se 435 mijë vdekje në dy Amerikat, Afrikë dhe Azinë Jugore, rastet po rriten me shpejtësi. E megjithatë ka shenja shprese. Ne po tregojmë se të bashkuar, me solidaritet global njerëzimi mund ta tejkalojë pandeminë”, u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus.

OBSH tha gjithashtu se dexamethasone, anti-inflamatori që ka rezultuar i efektshëm në shpëtimin e pacientëve të sëmurë rëndë me Covid-19, dukej të përdorej vetëm nën mbikëqyrjen e mjekëve. Sipas një studimi, ilaçi i lirë i përdorur që në vitet 60-të, ka reduktuar ndjeshëm vdekshmërinë te personat e shtruar në spital. Për Organizatën Botërore të Shëndetësisë të dhënat janë premtuese.

“Është shume e rëndësishme që ilaçi të përdoret vetëm për pacientët në gjendje të rëndë. Duhet të festojmë për këtë zbulim të rëndësishëm, e megjithatë nevojiten studime të tjera”, tha Mike Ryan.

Covid-19 ka prekur mbi 8 milionë e 300 mijë vetë në të gjithë botën, me dy amerikat që janë shndërruar në epiqendrën e re të pandemisë. Situata vijon të jetë alarmante ne Amerikën Latine, me Perunë që regjistron më shumë se 240 mijë raste, duke tejkaluar Italinë e goditur rëndë. Me shqetësim po ndiqet situata në Pekin, ku ka shpërthyer një vale e re e koronavirusit. 21 raste të reja u raportuan të mërkurën, për një total prej 158 të infektuarish në një javë. Autoritet kanë shtrënguar masat e kufizimit e zona të tëra janë në izolim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë