Covid-Presidenti i Austrisë shkel rregullat e liridaljes! Kapet nga policia në restorantin e shqiptarit në Vjenë

Covid-Presidenti i Austrisë shkel rregullat e liridaljes! Kapet nga policia në restorantin e shqiptarit në Vjenë

'Nuk e vura re orën'. Sa herë e ka dëgjuar policia këtë arsyetim në kontrollet e shumta të kryera për respektimin e masave kufizuese prej pandemisë nga koronavirusi?

Në këtë mënyrë është përgjigjur edhe Presidenti austriak Alexander Van der Bellen, teksa edhe i kërkoi falje policisë që kishte thyer orarin e vendosur për liri qarkullimi.

der Bellen u kap nga policia bashkë me gruan e tij, Doris Schmidauer, në një restorant në Vjenë teksa kishte hyrë në fuqi orari i shtetrrethimit.

Lokali ku u zu mat presidenti austriak quhet “Sole” dhe ka për pronar një shqiptar, sipas mediave austriake. Restoranti “Sole” është pronë e gastronomit të njohur shqiptar Aki Nuredini, i cili e ka të hapur që nga viti 1983 dhe gjendet në një nga rrugët më të frekuentuara të Vjenës.

Pas një kohe të gjatë presidenti austriak Alexander van der Bellen mbrëmë vendosi të dalë për darkë me bashkëshorten dhe me dy miq.

Policia konfirmoi që Van der Bellen ishte parë në restorant nën shoqërinë e dy miqve të tij dhe gruas.

Sipas autoriteteve ata ishin duke pirë në tryezë kur policët hynë në klub për një kontroll.

Van der Bellen u kërkoi policëve falje dhe tha se “Ishte një gabim,nuk e kisha vënë re orën”.

Sipas mediave austriake, restoranti në atë kohë ishte i mbyllur, por ata kishin vazhduar edhe për më shumë se një orë të qëndrojnë të ulur në tarracën e restorantit.

“Nëse restoranti do të marrë ndonjë gjobë, unë do ta paguaj dhe do të marr përgjegjësitë e mia”, ka deklaruar presidenti Van der Bellen.

Sipas rregullave të reja të vendosura për shkak të virusit korona, lokalet në Austri duhet të mbyllen në orën 23:00. Lajmin për kapjen e presidentit në restorant e kanë bërë të ditur gazetat austriake dhe ndërkohë e ka botuar edhe “Der Spiegel” në Gjermani.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 25/05/2020 14:34

    Kurse tek ne fshatarë deputete e kryetarë pushtetesh lokale festonin neper fshatrat e tyre me bashkefshatare duke ngrënë mish e duke pire raki e duke u puthur në buze me njeri tjetrin dhe nuk u hyri asnjë gjemb në kembe. Zonja Austri duhet të mesoje nga ne!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja