Covid-Respektoi masat e distancimit fizik, ulen infeksionet! Danimarka zbut masat e izolimit dhe bllokimit

Covid-Respektoi masat e distancimit fizik, ulen infeksionet!  Danimarka zbut masat e izolimit dhe bllokimit

Danimarka është vendi i parë jashtë Azisë që lehtësoi masat e izolimit për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Sipas autoriteteve respektimi i masave të distancimit fizik dhe maskat, e kanë ulur nivelin e infektimeve, gjë e cila bëri që zyrtarët e shëndetësisë të lejonin në muajin maj të hapeshin restorantet, kafenetë dhe qendrat tregtare, ndërkohë që në prill i kishin dhënë dritën jeshile çeljes së qendrave të kujdesit ditor, shkollave, parukerive dhe bizneseve të vogla.

“Niveli i infektimit në shoqërinë tonë vazhdon të mbetet mjaft i ulët fal respektimit të masave”, thanë autoritetet shëndetësore daneze, duke shtuar se numri i rasteve të reja në vend vazhdon të bjerë, pavarësisht se janë kryer më shumë teste. Edhe numri ditor i vdekjeve është shumë herë më i ulët se kur pandemia pati kulmin në 31 mars me 22 vdekje brenda 24 orëve.

Shtrimet në spital po ashtu kanë rënë në më pak se 100 që prej fillimit të qershorit. “Ende nuk ka asnjë shenjë ndryshimi në shtrirjen e infeksionit pavarësisht hapjes graduale të shoqërisë sonë”, thuhet në raport.

Të hënën qeveria daneze e ngriti kufirin maksimal të pjesëmarrjes në tubimet publike nga 10 në 50 dhe lejoi rihapjen e palestrave dhe pishinave publike, ndërsa në korrik e gusht, planifikon lehtësim akoma dhe më të fortë të kufizimeve për grumbullimet publike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja