Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të dhurojë pagën e tij të 3 muajve për Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore.
Sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Kayleigh McEnany, tha se shuma do dhurohet “për të zhvilluar terapi të reja për trajtimin dhe parandalimin e Covid-19”.
“Ja çeku prej 100 000 dollarësh. Ky do të shkojë direkt nga Presidenti Trump, i cili pagën e tij nuk e tërheq, por e kalon për iniciativa bamirësie, tek kërkimi për Covid-19”, tha McEnany me një çek në dorë.