Covid-Studimi: Numri i rasteve në Gjermani, 10 herë më i lartë se shifrat zyrtare

Covid-Studimi: Numri i rasteve në Gjermani, 10 herë më i lartë se shifrat zyrtare

Një studim i kryer nga ekipi i Universitetit të Bonit, i udhëhequr nga studiuesit mjekësor Hendrik Streeck dhe Gunther Hartmann thotë se Gjermania ka gjasa të ketë 10 herë më shumë njerëz të infektuar nga koronavirusi sesa numri i rasteve të konfirmuara. Konkretisht, rreth 1.8 milion njerëz që jetojnë në Gjermani duhet të jenë infektuar nga pandemia, rreth 10 herë më shumë se 160,000 rastet e konfirmuara deri më tani.

 “Rezultatet mund të ndihmojnë për të përmirësuar më tej modelet dhe për të llogaritur se si përhapet virusi. Deri më tani, të dhënat themelore kanë qenë relativisht të vakëta,” tha Hartmann në një deklaratë.

Ekipi i Universitetit të Bonit deklaroi se ka analizuar tamponet e gjakut dhe hundës nga një kampion i rastësishëm i 919 personave që jetonin në një qytet në komunën e Heinsberg në kufirin Hollandez, i cili kishte numrin më të lartë të vdekjeve në Gjermani.

Për të arritur në vlerësimin e tyre, studiuesit vendosën numrin e vdekjeve të konfirmuara të qytetit nga Covid-19 në krahasim me numrin më të madh të njerëzve të infektuar, siç tregohet nga rezultatet e testit të gjakut dhe aplikuan normën prej 0.37% në vend.

Ata gjithashtu zbuluan se rreth një në pesë prej të infektuarve nuk shfaqnin simptoma.


Lajmi kryesor:

Covid, ulen ndjeshëm vdekjet në Itali, 195 viktima në 24 orë! Më shumë se 3.5 milionë raste infeksioni në botë! Trump: Vaksina gati deri në fund të vitit


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen