Covid/ Rriten infeksionet në Itali! Vala e dytë godet Gjermaninë… Më shumë se 5.5 milionë raste infeksioni në SHBA

Covid/ Rriten infeksionet në Itali! Vala e dytë godet Gjermaninë… Më shumë se 5.5 milionë raste infeksioni në SHBA

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i personave të prekur nga infeksioni i koronavirusit është në pragun e 22.5 milionë kurse totali i vdekjeve nga Covid është rritur në 787 682.

Grafikun e pandemisë e kryeson SHBA-ja e ndjekur nga Brazili, India dhe Rusia.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur numrin e 5 milionë e 530 000 rasteve të konfirmuara të infeksioneve dhe 173 177 vdekje.

Infeksionet e reja të llogaritura në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins janë 43.911 dhe numri i vdekjeve të regjistruara në një ditë është 1.286.

Shteti i New York nuk është më ai me numrin më të madh të infeksioneve, por mbetet më i prekuri përsa i përket viktimave, duke kapur totalin e 32.865 viktimave.

Vetëm në qytetin e New York-ut, vdekjet nga Covid numërohen në 23.642.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:07
Rriten infeksionet Covid/ Në Itali regjistrohen 6 viktima dhe 845 raste të reja në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 6 viktima nga koronavirusi, për një total prej 35.418 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 845 raste të reja pozitiv, për një total prej 256.118 të prekurish nga Covid.

Në vend sot pati edhe 180 pacientë të shëruar për një total prej 204.686

Sipas autoriteteve shëndetësore totali i rasteve aktive në vend është më shumë se 16 mijë kurse në repartet e terapisë intensive ndodhen 68 pacientë

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 154 raste të reja të pozitivitetit Covid dhe 2 viktima.

Ora 12:33
Covid/Vala e dytë e pandemisë godet Gjermaninë...1700 raste të reja në 24 orë

Vala e dytë godet Gjermaninë. Infeksionet e shkaktuara nga koronavirusi në Gjermani janë ditë pas dite në rritje.

Siç është njoftuar nga Instituti për sëmundje infektive ‘Robert Koch’,  brenda një dite në vend janë regjistruar 1707 raste të reja të Covid 19, shifra më e lartë e raportuar që nga 26 Prilli, për një total prej gati 229,000 raste.

Numri më i madh i rasteve të reja u regjistrua në Bavari, North Rhine dhe Westphalia, teksa në vend indeksi i infeksionit është rritur në 1.03

Në Brazil 1212 viktima në një ditë

Brazili gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 1212 vdekje dhe 49.229 infeksione të reja Covid.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në vend është rritur në 3 456 652, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 111 100.

Sipas autoriteteve shëndetësore, në gjigandin e Amerikës së Jugut shkalla e transmetimit të Covid-19 raportohet se po ngadalësohet për herë të parë që nga prilli.

Sipas të dhënave, shkalla e infeksionit (Rt) e regjistruar në fillim të kësaj jave ishte 0.98. Shkalla e vdekshmërisë është 3.2%, ndërsa shkalla e vdekshmërisë është 52.9 persona për çdo njëqind mijë banorë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh