Cramon: Nuk ka asnjë arsye që të mos liberalizohen menjëherë vizat për Kosovën

Cramon: Nuk ka asnjë arsye që të mos liberalizohen menjëherë vizat për Kosovën

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka reaguar pasi vendet anëtare të BE-së në takimin e grupit punues për vizat kanë përafruar qëndrimet rreth një kompromisi, sipas të cilit do të miratohej vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, që do të hynte në fuqi më 1 nëntor 2023.

Von Cramon, në një postim në Twitter shkruan se nuk ka asnjë arsye që të mos bëhet liberalizimi i vizave menjëherë për qytetarët e Kosovës.

 “Epo, pse vetëm nëntor 2023? Nuk ka asnjë arsye që të mos jepet menjëherë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës”, shkruan Von Cramon në Twitter.


Lajmi kryesor:

Vendet anëtare të BE-së drejt një kompromisi për liberalizimin e vizave për Kosovën, hyrja në fuqi e vendimit do të ishte në nëntor 2023


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Tragjedia ajrore në Uashington/ Në avionin edhe çifti i kampionëve patinatorë të famshëm! Media ruse: Bashkëshortët Syskova-Naumov ishin në bord (VIDEO)

Tragjedia ajrore në Uashington/ Në avionin edhe çifti i kampionëve patinatorë të famshëm! Media ruse: Bashkëshortët Syskova-Naumov ishin në bord (VIDEO)