Cesena pas gjashtë vitesh në ligat e ulëta në Itali ia ka dalë që të ngjitet në Serie B. Skuadra ku bën pjesë Cristian Shpendi fitoi dje 1-0 kundër Pescaras për raundin e 34-t, duke bërë që të sigurojë edhe matematikisht ngjitjen si kampion në grupin B të kësaj lige.
Një rol kyç për këtë sukses kanë pasur edhe golat e Cristian Shpendit, me sulmuesin e Kombëtares U-21 që këtë sezon ka "përshëndetur" 20 herë rrjetën e kundërshtarëve me fanellën e Cesenas.
Nga sezoni i ardhshëm djaloshi 20-vjeçar do jetë pjesë e Serie B, gjithmonë nëse nuk ndërron skuadër në verë pasi të shumta janë klubet e interesuara për shërbimet e tij.