Sulmuesi i Cesenas në Serinë B të Italisë, i cili është pjesë e Kombëtares U-21 të futbollit, Cristian Shpendi është vlerësuar me një çmim të rëndësishëm në futboll.
Në edicionin e tetë të ‘Gran Galà dello Sport’, sulmuesi shqiptar u vlerësua me çmimin kushtuar kujtimit të Gianni Di Marzio-s. Cristian Shpendi e mori çmimin nga duart e gruas së Gianni Di Marzio, Tucci dhe djalit të tij, Gianluca, të pranishëm në eveniment.
"Jam i nderuar që marr këtë vlerësim, sepse i di vlerat e personit të cilit i është kushtuar. Gianni Di Marzio është pjesë e historisë së futbollit italian dhe për shkak të vlerave që kanë karakterizuar karrierën e tij, për mua ai sigurisht që përfaqëson një shembull për të më frymëzuar’’, deklaroi Shpendi.
![]()
Gianni Di Marzio ka qenë futbollit dhe trajner i njohur në Itali, ndërsa për disa vite punoi edhe si skaut për zbulimin e talenteve. Më 22 janarin e 2022 ai ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare.
Komente

