Dje ishte një mbrëmje vërtet e veçantë për Cristiano Ronaldon. Kampioni portugez darkoi në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Arsyeja? CR7 ishte pjesë e delegacionit që shoqëroi Princin e Kurorës Saudite Mohammed bin Salman në vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I shoqëruar nga partnerja e tij Georgina Rodriguez, sulmuesi i Al-Nassr pati privilegjin të ulej në tavolinën kryesore në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë. Takimi, megjithatë, nuk ishte i veçantë vetëm për Ronaldon. Në fjalimin e tij, Trump theksoi emocionin e djalit të tij Barron, i cili ka qenë gjithmonë një admirues i madh i portugezit.
'Në këtë dhomë ka shumë emra të mëdhenj, një mes të cilëve Ronaldo. Im bir, Barron, është një fans i madh i tij. Tani besoj do më dojë më shumë që ia prezantova', tha mes të tjerash Trump.
Të ftuar të tjerë në darkën gala përfshinin presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, drejtorin ekzekutiv të Apple, Tim Cook dhe Elon Musk, me të cilin CR7 madje bëri edhe një 'selfie' në grup.
Darka në Shtëpinë e Bardhë
Komente











