Transferimi i yllit portugez Cristiano Ronaldo, tashmë është çështje orësh. Ka qenë vetë Ronaldo që ka dhënë sinjalet e para të një marrëveshje të suksesshme me klubin e bardhezinjëve. Siç e dini Cristiano Ronaldo nuk është thjesht një futbollist por ka edhe një markë të veten.
Direkt nga portali zyrtar i linjës së veshjeve intime të portugezit po vijnë sinjalet e para nga ana e futbollistit që prej disa ditësh nuk ndihej fare në rrjete sociale.
Aty mund të vini re dy sinjale nga portugezi që të bëjnë të mendosh se transferimi i tij është një fakt: në hyrje gjendet një imazh i CR7 i cili shihet i mbështetur në një mur me viza bardh e zi, por mbi të gjitha po të ecim pak më poshtë do të vini re një flamur reklamash që tregon stadiumin Allinz, shtëpinë e Juventusit. Mund të themi që tashmë Cr7 e ndjen veten Juventin.