Pas njoftimit zyrtar të transferimit tek Juventus ,ditën e sotme Cristiano Ronaldo është pritur nga qindra tifozë të cilët i ka përshëndetur. Në orën 10 të mëngjesit ai i është nënshtruar testeve mjekësore.
Sapo të kryhen të gjitha praktikat do të bëjë dhe takimin e parë me shokët e rinj të skuadrës. Në orën 18:30 do të mbajë dhe konferencën për shtyp në stadium. Cristiano Ronaldo do të bashkohet me ekipin e bardhezinjve në fund të muajit.

Komento
Komente
