Crown Agents drejt largimit, MF e
gjobit për mos realizim të ardhurash

Crown Agents drejt largimit, MF e<br />gjobit për mos realizim të ardhurash
Siç kishte lënë të kuptohej edhe më herët, Qeveria zor se do të vazhdojë vitin e ardshëm bashkëpunimin me kompaninë “Crown Agents”, e kontraktuar për të asistuar doganat. Burime pranë Ministrisë së Financave, kanë konfirmuar se kjo e fundit ka gjobitur kompaninë angleze për mos realizimin e planit. Mes palës angleze dhe palës shqiptare ka pasur një takim disa orësh dhe Crown Agents i është bërë e ditur se nuk do të ketë firmë të re nga qeveria shqiptare për një vazhdim të kontratës përtej dy viteve që është rënë dakord në momentin e parë.

Kontrata
Duke u bazuar në marrëveshjen e firmosur në krye të herës me qeverinë shqiptare kompania angleze ka marrë një penalizim prej 10% në pagesën e këstit te radhës. Në marrëveshje ishte parashikuar se në rast se Crown Agents nuk realizon planin e te ardhura do të ndëshkohet me një formë te tillë në pagesë.

Pra ne këstin e radhës duke qenë se nuk ka realizuar planin e të ardhurave qeveria shqiptare më konkretisht Ministria e Financave i ka zbritur 10%. Në këtë mënyrë kompania angleze që asistoi doganat ka marrë më pak para sesa kishte rënë dakord kjo për arsye të marrëveshjes që ka firmosur vetë me doganat shqiptare. Megjithatë duket se në momentin kur të ketë përfunduar periudhën 24 mujore të kontratës ekspertët dhe specialistët anglezë do t’i japin fund misionit të tyre në Shqipëri, pa shansin për të zgjatur më tej kontratën.

Të pakënaqur
Qeveria shqiptare pranzoi zyrtarisht pak muaj më parë se bashkëpunimi me kompaninë “Crown Agents” nuk dha rezultatet e pritshme, me treguesit e të ardhura ndjeshëm nën shifrat e planifikuara. Në një letër dërguar Fondit Monetar Ndërkombëtar, Qeveria theksonte se të ardhurat nuk janë rritur në nivelet e planifikuara. “Bumi në rritjen e të ardhurave që pritej në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes nuk është realizuar ende.

Problemi qëndron në zbatimin jo-konsistent të rregullave dhe procedurave të vlerësimit, dhe të informaliteti”, theksohej në letrën që mban firmat e Ministrit të Financave Shkëlqim Cani, Guvernatores në detyrë e Bankës së Shqipërisë Elisabeta Gjoni dhe Ministrit të Ekonomisë Arben Ahmetaj.

Akciza e taksa doganore
Mosrealizimi i të ardhurave si pas planit vërehet edhe nga të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave. Nga “Treguesit Fiskalë Sipas Buxhetit të Konsoliduar Janar-Dhjetor 2014” rezultoi një mosrealizim prej -8.1% i akcizës, një prej taksave më me peshë në buxhet, ndërkohë që mosrealizim prej -1.5% shënoi dhe taksa doganore.

Që të dyja këto taksa grumbullohen nga administrata doganore, nën asistimin e kompanisë së huaj “Crown Agents”. Ndërkohë që gjërat nuk kanë shkuar mirë për këtë taksë edhe në gjashtë muajt e parë të vitit 2015, ku mosrealizimi nga kjo taksë ka bërë që në arkën e shtetit të mungojnë 56 milionë dollarë më pak se plani.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer