Tani është zyrtare: Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar do të prezantohet nga Tom Cruise dhe Jennifer Lopez. Ngjarja e madhe e kinemasë do të mbahet në datën 26 shkurt dhe pritet të ketë shumë surpriza mes të cilave edhe emrat e fituesve, që sivjet është konsideruar si një mundësi e madhe për ata që nuk kanë fituar asnjëherë Oscar. Pritet që sivjet t’i kushtohet rëndësi një apeli ndaj kinemasë e cila ka rënë dukshëm me produksionet e saj, aq sa kritikët e kanë pasur të vështirë sivjet për të gjetur 10 tituj të mundshëm për të kandiduar në kategoritë kryesore dhe kjo për shkak të produksioneve komerciale.