Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen për vjedhjen e 700 mijë lekëve. Ata dërguan të mitur 13 vjeçar të vidhje paratë në një lokal nate dhe më pas i ndanë lekët mes tyre.
Pas identifikimit u arrestuan Endi Hima, 23 vjeç, dhe Besim Hasanaj, 33 vjeç, të cilët përvetësuan shumën e parave prej 700.000 lekë.
Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së Besim Hasanajt, iu gjet dhe iu sekuestrua një pasaportë, një leje drejtimi dhe një kartë identiteti të dyshuar të falsifikuara.
Ndërkohë, gjatë kontrolleve të banesave së Endi Himës dhe 13-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan një pjesë të shumës të parave të vjedhur.