Çuçi:Ekspertë të BE për Reformën
Zgjedhore.Bylykbashi:Jo shitblerje

Çuçi:Ekspertë të BE për Reformën<br />Zgjedhore.Bylykbashi:Jo shitblerje<br>
Zbatimi i Reformës Zgjedhore do të sjellë në vendin tonë ekspertët më të mirë të Evropës. Këtë e ka bërë të ditur Blendi Çuçi, gjatë konferencës ‘Reforma Zgjedhore: përmirësimi i Kuadrit ligjor dhe institucional për rregullimin e financimit të partive politike dhe fushatës zgjedhore”.

Çuçi deklaroi se Shqipëria ka avancuar me proceset zgjedhore dhe me financimin e partive, duke shtuar se duhet një diskutim i mirë mes palëve politike lidhur me çështjet zgjedhore, në mënyrë që të arrihet një vendimmarrje e mirë dhe e qëndrueshme.

Nga ana tjetër, bashkëkryetari i kësaj reforme, Oerd Bylykbashi, pranoi avancimin, duke shtuar se probleme mbeten ende shitblerja e votës dhe presioni ndaj votuesve. Sipas tij, komisioni do të ketë shumë shpejt një kalendar për çështjet specifike të këtyre problematikave, duke sqaruar se ata që blejnë votën duhet të shkojnë në burg.

Çuçi: Edhe pse nuk kemi pasur shpejtësinë e duhur në zbatimin e reformës, jemi duke shkuar drejt një vendimmarrje të qëndrueshme. Të gjitha shqetësimet duhet të marrin një përgjigje sa më të mirë. Jemi në takime intensive me partnerët, që të marrim ekspertët më të mirë në Evropë për çështjet. Unë besoj se në Shqipëri kemi avancuar me proceset zgjedhore të një pas njëshme dhe jam i mendimit që gjithmonë kemi ardhur duke ngritur standardin.

Edhe për financimin e partive mendoj se kemi avancuar, por e kemi lidhur këtë ngushtësisht me fushatën. Mendoj që financimi i partive duhet të trajtohet ndryshe. Ka ardhur ndoshta dita që ta shtrojmë dhe të flasim për çështjen e votimit. Ka terren për diskutim. Pa pasur një diskutim të mirë, ne nuk do të arrijmë në një vendimmarrje të mirë dhe të qëndrueshme.

Bylykbashi: Shpejt komisioni do të ketë një kalendar për çështjet specifike. Në çështjen që kemi sot në raport me financimin e partive dhe fushatave, ndoshta jemi të avancuar më shumë. Shitblerja e votës dhe presioni ndaj votuesve do të mbetet në fokus të komisionit.

Jemi në kushtet më të favorshme për të rishikuar çështjet 360 gradë. Paraja e paligjshme që është sot në tregun politik shqiptar është gjigante. Do të duhet të rishohim edhe një herë dispozitat penale. Çështja thelbësore është sa të shëndoshë janë burimet për financimin. Kush blen votën ngrihet në pushtet dhe nuk shkon në burg. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin