Çuçi me emigrantët në Athinë:
I pabesueshëm qëndrimi i Metës

Çuçi me emigrantët në Athinë:<br />I pabesueshëm qëndrimi i Metës
Kandidatët për deputetë të qarkut Gjirokastër, Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro, Artemis Dralo, Matilda Çela dhe Elvira Pasho zhvilluan një takim me emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Athinë.

Gjatë fjalës së tij para emigrantëve, duke iu referuar deklaratave të Presidentit të zgjedhur për një televizion grek, tha se për të është e pabesueshme që një President të fajësojë Kryeministrin e vendit, sepse pati kurajon të kërkojë zgjidhje për problemeve të mbartura prej tashmë një dekade me shtetin Helen. Gjithashtu,

Çuçi nuk kurseu replikat me deputetin Tavo ku vë në dukje se ankesat për presion të policisë ndaj minoritarëve grekë ai nuk i ka bërë asnjëherë të ditura në Shqipëri, por i përdor ato veçse për retorike përpara zgjedhjeve.

“Për mua është e pabesueshme që Presidenti i zgjedhur të fajësojë Kryeministrin e vendit sepse ai ka guxuar, dhe është i vetmi që e ka bërë këtë gjë, të flasë hapur për problemet e bartura 10-vjeçare që ne kemi me vendin fqinj.

Unë sinqerisht e kam të pabesueshme edhe si një dëshmitar i gjallë i përpjekjes së kryeministrit, duke qenë pjesëtar në grupin parlamentar të PS, ku ka kërkuar Kryeministri votë unanime për Ilir Metën President, dhe i ka kërkuar ministrave,edhe pse nuk janë pjesë e votimit, të jenë në seancë vetëm në respekt të Presidentit të ri dhe një ish aleati.

Nuk e di se çfarë arsyesh ka z.Meta që ka ngritur një konflikt brenda në Shqipëri, por të dashur miq, që ta eksportojë këtë konflikt në vendin fqinj, kjo është shumë e tepërt. Le mos flasim pastaj, që në të njëjtën ditë në një televizion fqinj, deputeti Tavo akuzon policinë shqiptare se i bën presion votuesve minoritarë për të votuar PS dhe këtë gjë nuk e ka thënë kurrë në shqip, nuk e ka ngritur kurrë në Shqipëri. Kjo për mua është e pajustifikueshme, e patolerueshme”, u shpreh Çuçi.

Drejtuesi politik i qarkut Gjirokastër për PS-në, i cilësoi emigrantët si pjesën më vitale të shoqërisë shqiptare, pasi vetëm ndërmorën risqe të mëdha për t’ia dalë mbanë në dhe’ të huaj. Emigrantët e pranishëm në takim thanë se në 25 qershor do të vijnë në Shqipëri për të mbështetur me votë PS.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset