Çuçi nga Burreli: Opozita të bëhet pjesë e proçesit për reformën territoriale
TIRANË, 28 Qershor /ATSH- I. Vata/-Ministri i Shtetit për Çeshtjet Vendore, Bledi Çuçi në vijim të konsultimeve për reformën administrative- territoriale, ka vijuar të shtunën takimet me shoqërinë civile në qytetin e Burreli. Ai i ka bërë thirrje opozitës që të bëhet pjesë e proçesit të reformës territoriale duke deklaruar se mirëpresin çdo opsion […]
TIRANË, 28 Qershor /ATSH- I. Vata/-Ministri i Shtetit për Çeshtjet Vendore, Bledi Çuçi në vijim të konsultimeve për reformën administrative- territoriale, ka vijuar të shtunën takimet me shoqërinë civile në qytetin e Burreli.
Ai i ka bërë thirrje opozitës që të bëhet pjesë e proçesit të reformës territoriale duke deklaruar se mirëpresin çdo opsion konkret të propozuar nga opozita për ta diskutuar.
Po ashtu, Çuçi u shpreh se "edhe për qytetet e vogla që ekzistojnë sot nuk do të humbin identitetin, qyteti do rrijë ashtu siç është, komuna do rrijë si territor ashtu siç është, por administrata do përqëndrohet dhe shërbimi do ofrohet nga një administratë e përqëndruar. Krijimi i një bashkie të madhe, në rastin konkret të Matit, nuk do të thotë që Klosi do humbë identitet"
Ministri Çuçi, u është përgjigjur interesit të shoqërisë civile dhe të qytetarëve në qytetin e Burrelit për riorganizimin e njësive të qeverisjes vendore dhe projekt-hartat e propozuara.
Çuçi, e ka konsideruar të suksesshëm, takimin konsultues në Mat, duke pohuar se "se takimi me shoqërinë civile dhe qytetarët në Burrel, ishte mjaft informues dhe bashkëpunues për të ardhmen e qeverisjes vendore në këtë zonë. Reforma territoriale është një domosdoshmëri e identifikuar nga vetë pjesëmarrësit për t'i dhënë jetë dhe mirëqënies së të gjitha qyteteve dhe fshatrave"./a.g/
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.9%
-
I keq
22.3%
-
As i mirë as i keq
32.8%
Vota total: 1640
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
26 Dhjetor, 21:06
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela (VIDEO)
26 Dhjetor, 21:02
-
Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase
26 Dhjetor, 20:51
-
Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive
26 Dhjetor, 20:40
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor, 20:35
-
Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë
26 Dhjetor, 20:11
-
Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri
26 Dhjetor, 20:07
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor, 20:00
-
30 vjet pas publikimit vazhdon të jetë një thesar, ja sa fiton ‘All I Want for Christmas’ e Mariah Carey në një vit
26 Dhjetor, 19:57
-
PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë
26 Dhjetor, 19:54
-
Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?
26 Dhjetor, 19:48
-
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite
26 Dhjetor, 19:48