Çuçi për A1 Report: Pse shkrimë
Policinë Bashkiake? Kish dështuar!

Çuçi për A1 Report: Pse shkrimë<br />Policinë Bashkiake? Kish dështuar!
TIRANE - Ministri për Çështjet Vendore Bledi Çuçi sqaron mënyrën se cili do të jetë roli i kryetarëve të bashkive në raport me policinë. Ministri Çuçi duke folur për A1 Report, nënvizon se policia bashkiake është një strukturë që ka dështuar në rolin e saj dhe kjo e bën të domosdoshme shkrirjen.

Por mes te tjerash ministri sqaron se kryetarët e rinj të bashkive do të kenë mundësinë të japin urdhra administrativë për çështje që lidhen me bashkinë. Një çështje që pritet të hapë diskutime, është ideja për të rikthyer në teza, ku kryetarët e bashkive do të japin aprovimin për drejtorët e policisë.

Ministri Çuçi u ndal edhe te vendimi djeshëm i një pjese të kryetarëve të bashkive të djatha, duke u shprehur i keqardhur, pasi 9 prej tyre kishin konfirmuar se do ishin të pranishëm, por një urdhër politik bëri që të ndryshonin qëndrim. Më tej u shpreh optimist se kryetarët e bashkive të djathta do reflektojnë, duke qenë pa bashkëpunimin me qeverinë nuk do vënë në jetë premtimet elektorale. 

Intervista e plotë e ministrit të Ceshtjeve Vendore Bledi Cuci, 

Keni një koment tuaj në lidhje me mos ardhjen e kryetarëve të bashkive të djathta në takimin e organizuar nga kryeministri Edi Rama?

Në takimin e te henes u dha e nje udhezim kryetareve te rinj te bashkive, per 3 muajt e pare, pasi krijohen etnitetet e reja. Bashkite ne kohe te shkurter duhet te fokusohen drejt zhvillimit te planeve te tyre. Ishte takim pune dhe prezantues, do kemi dhe te tjere takime, brenda korrikut do kemi një ëork shop seminar, me 61 kryetaret e rinj te bashkive, per tju shpjeguar ne detaje kalimin nga sistemi i madh me 385njesi ne ate te vogel me 61 . Jam i keqardhur qe një pjesë e kryetareve te PD nuk erdhen, edhe pse 9 prej tyre e kishin konfirmuar, mesa duket kane marre urdhera politik ne minuten e fundit. Por duhet ta kuptojne se mandati i kryetareve nuk eshte as personal as politik por eshte detyrim ndaj komuniteteve që i zgjodhen, qe ti sherbejne ne menyre sa me cilesore dhe eficente. Qe ti kthejne bashkite ne vende qe do kete zhvillim, ndoshta ky eshte reagim i pare edhe per shkak te traumes se pare si pasoje rezultatit zgjedhor. Por besoj do sheshohen dhe do futen në rrjedhen e zakonshme, per te patur parteritet mes qeverise dhe bashkive. 

A besoni se ky ishte një sinjal se bashkëpunimi me këto njësi të reja do jetë i vështirë? 
Do e kuptojne shume shpejt, sepse per te permbushur premtimet i duhet partneriteti me qeverine. Besoj do tëjene ne largesine e duhur per te kuptuar domosdoshmerin e këtij bashkepunimi. 

Kryeministri Edi Rama deklaroi se policia bashkiake do të shkrihet, si do funksionojnë bashkitë me kompetencat e reja?
Në lidhje me policinë bashkiake, autoritet i kryetareve të bashkive duhet rritur, sepse ka caluat në të kaluarën. E vetmja menyre per tju dhene autoritet kryetareve te bashkive, eshte qe te zbatohen ne menyre te drejteperdrejte nga policia e shtetit urdhërat administrative. Skema me policine bashkiake s'ka funksionuar, sepse e kanë patur te pamundur. Kemi menduar te kalojmë ne nje sistem tjeter, qe aplikohet gjeresisht ne europe, ku urdherat leshohen nga te zgjedhurit vendore. Keto urdhera jane detyrimisht te zbatueshëm nga policia e shtetit. Edhe ne 2007 ka qene nje dispozite qe edhe drejtori policisë do te marri aprovimin e kryetarit te bashkise. Mendoj do jete hap shume pozitiv ne venien e autoritetit të kryetarëve te bashkive, eshte lajmi i mire. Për ta sqaruar Urdherat qe leshon kryetari nuk kane te bejne me rendin apo kriminalitetin, por me ceshtje të qetesise publike, kontrolli territorit etj. Per ndertimet pa leje, qe urdheron policine e shtetit.eshte ne shkelje policia nese nuk behet.  Per te krijuar nje klime te mire bashkepunimi duhet, sepse garantojne qe mos kete mos bashkepunim, jane te .

Mos gabohem thatë që kryetarët e bashkive do të japin aprovimin për drejtorin e policisë?
Kemi 2 faza qe i perket forcimit te qeverisjes vendore, te ushtrojne komptencat qe ja rezervon ligji, ne do garantojme qe bashkite e reja te ushtrojne kompetencat qe ja ushtron ligji. Do thellojme decentralizimin. Qeverisja do jete vendore, qeveria ka planifikimin kontrollin strategjite dhe projektet. Sherbimet do te ushtrohen vete, ne nivel vendor. Fusha e bujqesise, ne fushen e arsimit parashkollor qe do jene kalime kompetencat brenda vitit te ardhshem, ne fushen e mbrojtjes civile si zjarrefikesat, do ti marre menjehere. Pakete tjeter qe po behet gati ne menyre qe te kemi transferom te kompetencave. I nje rendesie eshte sherbimi i ujesjellesit, perpunimi i mbeturina e dy sherbime te rendesishme, qe ligji ka kohe ja ka dhene qeverisjes vendore qe kane caluat.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)